• VIDEO

    Bardhi “rikthen” Berishën në Kuvend/ “Vendim nul!” Debati Logu-Tafani: “Nuk ka shumicën!” (11 prill 2024)

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Prill 2024 – Receta/ Olivia, 24 vjeçarja që sfidon tumorin / Jeta afrikane e Fatbardh Kadillit

    Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petë sfoliat me spinaq në furrë / Tavë me perime dhe krem / Speca me djathë / Kek me hurma arabie.

    Një histori sa prekëse dhe frymëzuese u rrëfye sot në emisionin "Rreze Dielli" nga 24 vjeçarja Olivia Gega, nje vajzë luftarake, ambicioze për jetën dhe plot ëndrra. Në moshë fare të re, në prill të 2023 jeta e përballi me sëmundjen e rëndë të kancerit të pazakontë në sistemin limfatik, në fazën e 4-rt dhe me metastaza në mushkëri. Olivia përballoi 12 seanca kimioterapie të rënda, por ajo nuk u ankua asnjëherë, pavarësisht dhimbjes së tejskajshme dhe këputjes së trupit. "Dhimbjet ishin aq të forta sa edhe morfina nuk bënte punë, por dhimbjen më të madhe e kishte familja ime kur më shihte në atë gjendje. 4 herë shkova në urgjencë në luftë me jetën - u shpreh Olivia. Në një videomesazh, mamaja e 24 vjeçares u shpreh se lajmi për sëmundjen e Olivias na përmbysi jetën të gjithve, por edhe na mësoi sesi kalohen sfidat. Olivia, që nga dita e parë e deri në fund nuk u ankua kurrë! Sot, Olivia është e mbijetuara e kancerit dhe e ka mposhtur tmerrin e zi, me force, guxim, mendim pozitiv e buzëqeshje!

    Në një lidhje direkte nga Nairobi në Kenia-Afrikë, Ish-kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili së fundmi jeton në Afrikë së bashku me familjen që nga gushti i vitit 2023. Fillimisht ai ka udhëtuar në Afrikë vajtje-ardhje, pasi bashkëshortja e tij Eva, ishtë emëruar Drejtore e UNICEF për gjithë Afrikën Lindore dhe Jugore. Pas 11 vitesh në vende të ndryshme të Afrikës, Somali, Kenia, Kongo, Gambia, dhe pas 12 viteve në Kopenhagen, ata u kthyen përsëri në Afrikë, atje ku pikërisht e nisi karrierën Eva. Nëpërmjet lidhjes skype me studion e Rreze Dielli, ish deputeti rrëfen jetën mes afrikanëve, përshtatjen, ushqimet, gjërat që i bëjnë përshtypje, diferencat kulturore, pasionin për natyrën, kulturën dhe sportin, të pazbuluara më parë.

  • VIDEO

    FEMRAT në banda kriminale! DEBATI mes të ftuarve: "E bëjnë për para, apo përfshihen pa vetëdije?" (9 prill 2024)

  • VIDEO

    Turizmi 2024, industria e re shqiptare? (10 prill 2024)

  • VIDEO

    “Kërkohen punonjës në turizëm” Alarmi i ekspertëve për të rinjtë: “Marin diplomën dhe emigrojnë! ( 5 Prill 2024)

  • VIDEO

    Alarmi për emigrantët në Shqipëri: 'Mund të jenë dhe terroristë, cënim sigurie' ( 3 Prill 2024)

  • VIDEO

    'Mungojnë 123 prokurorë, qytetarët vetëgjyqësi!' Alarmi i avokatit: 85% e çështjeve shkojnë në ... (18 prill 2024)

    Vakanca e madhe në sistemin e drejtësisë ka krijuar një volum dosjesh për prokurorët në vend. Shqetësimin e ngriti para KLP-së edhe Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela ku tregoi se sistemi ka në dispozicion 198 prokurorë, ndërsa mungojnë 123 të tillë.

  • VIDEO

    A mund të sulmojë Serbia Kosovën? Ambasadori: Vucic do të rikthejë ish-Jugosllavinë…

  • VIDEO

    Shpërthen kundër Berishës dhe Bashës, Dash Shehi: Ja me kë garoj në 2025… (9 Prill 2024)

  • VIDEO

    I mas*kruan gruan në Gjermani, bashkëshorti rrëfen ngjarjen: E laj si fëmijë, ajo… ( 15 Prill 2024)

    Luljeta Ibrahimi është një 54-vjeçare nga Elbasani e cila dergjet në shtrat prej 4 vitesh. Bashkëshorti i saj Fluturak Ibrahimi 56-vjeç është i vetmi që kujdeset për të ku si pasojë nuk mundet as të punojë. Kjo gjendje e Luljetës ka nisur 10 vite më parë kur ajo u diagnostikua me diabet dhe që atëherë gjendja e saj ka nisur të përkeqësohet. Ishte viti 2020 kur çifti Ibrahimi nga Elbasani shkuan në Gjermani për një mjekim më të specializuar. Për shkak të diabetit, 54-vjeçares u desh t’i prisnin njërën këmbë. Ajo gjithashtu ka humbur dhe shikimin 100%. Por ajo që e bën më të rëndë është denoncimi i bashkëshortit se bluzat e bardha i kanë thyer shtyllën kurrizore gabimisht gruas së tij. Për këtë Luljeta ka përfunduar në gjendje shtrati e paralizuar. Në vitin 2023, pas 3 vitesh qëndrimi në shtetin Gjerman, Fluturakut bashkëshortit të 54-vjeçares bluzat e bardha i hoqën të gjitha shpresat për Luljetën, të cilët pohuan se vetëm disa ditë jetë i kishin mbetur. Në të tilla kushte Fluturaku bashkë me gruan u kthyen në Shqipëri, ndërsa jetojnë me qira në Elbasan. Jetesa për kryefamiljarin është tepër e vështirë pasi i duhet t’i shërbejë bashkëshortes së tij në çdo o moment të ditës dhe nuk mundet të punojë për të siguruar jetesën. Të dy janë prindër të dy fëmijëve 35- dhe 28-vjeçarë të cilët janë martuar dhe kanë krijuar familjet e tyre. I sfilitur dhe i pamundur për të përballuar më jetesën e vështirë, Fluturak Ibrahimi i është drejtuar emisionit ‘Pa Gjurme” për ndihmë.

  • VIDEO

    Pa Gjurme dorëzon foshnjen 11-muajshe në jetimore,prek nëna/’Kam bërë gabime, mos më ndani nga Emil’ (11 Prill 2024)

     

    Një histori në kufijtë e të pazakonshmes u denoncuan pasditen e datës 9 Prill në studion emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv. Një 54-vjeçare nga Fieri, Vjollca Rama prej pesë ditësh kujdesej për një foshnjë 11 muajshe të braktisur që nuk e dinte nëse ishte mbesa e saj. Ajo rrëfeu në "Pa Gjurmë" se foshnjën ia kishte dorëzuar një i panjohur pesë ditë më parë në mbrëmje bashkë me një valixhe në shtëpinë e saj. Foshnja rezultoi se ishte i një 18 vjeçareje të quajtur Xhesika, e cila dikur ka qenë në një lidhje me djalin e Vjollcës, Ardit Rama. 54-vjeçarja tregoi se nëna e foshnjës ishte përdoruese e lëndëve narkotike dhe jetonte në situate rruge pasi ishte dëbuar nga shtëpia e familjes së saj.E lënë në mëshirë të fatit nga policia dhe shërbimi social në Patos, Vjollca trokiti në ‘’Pa Gjurmë’’ për të kërkuar një strehë për fëmijën. Ajo bëri apel që ta dërgojë në jetimore në kushtet kur fëmija është braktisur nga nëna e cila sipas Vjollcës nuk është e aftë që të kujdeset për të voglën. Gjatë transmetimet live me moderatoren Odeta Dume kontaktoi me Kryetaren e Agjensisë për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve, Alma Tandelli. Për të çuar deti në fund misionin, zonja Vjollca paraprakisht bëri një denoncim para uniformave blu në Komisaritin nr 2 në kryeqytet. Pas denoncimit në polici, shërbimi social u paraqit në komisariat dhe mori foshnjën 11-muajshe nën kujdesje.

     

  • VIDEO

    Gruaja e braktisi në spital e i vodhi lekët/Prek 44-vjeçari:Familja më vrau për së gjalli (10 Prill 2024)

    Historia tronditëse ku një 44-vjeçar nga Durrësi denoncon bashkëshorten e tij se i ka vjedhur paratë e dëmshpërblimit pas një mjekimi të gabuar në një spital në Gjermani. Gjithcka e ka zanafillën në vitin 2014 kur Orest Maloku baba i 5 fëmijëve u nis për në Gjermani për kurim për shkak të një problemi shëndetësor që kishte me këmbët. Ai kreu disa ndërhyrje në spitalin gjerman të cilat rezultuan fatale për të duke u infektuar me hepatit B, krisje tek legeni dhe protezat e vëna gabim bënë që Oresti të kishte një këmbë më të gjatë dhe një më të shkurtër ndërsa i japin problem në të ecur. Një vit më pas, në 2016 në Gjermani shkon edhe bashkëshortja Suzana Maloku bashkë me 5 fëmijët. Por sërish problemet për Orestin nuk do të kishin të ndalur. Për shkak të mjekimit të gabuar, 44-vjeëari përfitonte dëmshpërblim nga shteti Gjerman, gjë e cila në bashkpunim me një avokat dhe dy punonjësit e shërbimit social, bashkëshortja Suzana i ka marrë paratë pa dijeninë e të shoqit. Pasi ky i fundit nisi të kërkonte të drejtën e tij, Suzana iu kundërvu duke bërë denoncime të rreme me qëllimin e vetëm, kthimin e tij në Shqipëri që të mos zbulohej mashtrimi. Kjo gjë u arrit kur në shkurt të këtij viti Oresti u kthye në atdhe nga shteti Gjerman edhe pse dokumentat i kishte të rregullta. Gjithashtu ajo që forcon më shumë dyshimet e këtij babai është fakti që Suzana ka blerë një shtëpi private në Gjermani ku jeton me fëmijët. Ndërsa Oresti jeton në Durrës me nënën e tij dhe është në kërkim të së drejtës dhe personat që i kanë bërë këto padrejtësi të ndëshkohen.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv