Petulla në letër pjekje
Përbërësit:
- 1 gotë qumësht
- 1 lgj maja e thatë
- 1 ls sheqer
- 1 ls vaj
- 1 vezë
- 2 gota miell
- Pak kripë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Përziejmë qumështin me majanë e thatë, sheqerin dhe një lugë vaj. Shtojmë vezën duke e rrahur dhe më pas shtojmë miellin dhe pak fare kripë. E punojmë mirë brumin dhe e lëmë të vijë për disa minuta. Më pas, ndajmë brumin në kuleçë të vegjël. I punojmë mirë sërish dhe i hapim si një bastun duke i mbledhur në formën e një kërmilli. Çdo petull të tillë e vendosim në një letër pjekje. I skuqim në vaj të bollshëm duke e larguar letrën me një kapëse. I servirim sperkatur me pak sheqer.