• VIDEO

    Makina ‘Made in Albania’, sipërmarrësja shqiptare Arjeta Puca: Prodhimi i automjeteve të para pas 2 muajsh

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e makinave shqiptare, do t’i shërbejnë shtetit, kryesisht transportit të nxënësve. Sipërmarrësja shqiptare Arjeta Puca e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se automjetet do të përdoren për nevojat e shtetit.

  • VIDEO

    Vaskë Orgocka: Në birucë duke pritur ekzekutimin... (23 janar 2024)

    Dhjetori i 1968 do të shënonte një dramë të madhe në familjen Orgocka në Korçë. Vaskë Orgocka dhe e shoqja, polakja Barbara do të ndaheshin aty fizikisht dhe pas atij dhjetori jetët e tyre nuk do të ishin më kurrë si më parë. Vaska ishte arrestuar në punë, në minierën Mborje- Drenovë. Prej atij çasti atij do ti pritej çdo kontakt me familjen. Ai nuk do të merrte më asnjë informacion rreth tyre. Nuk e dinte madje se veç tij kishin arrestuar edhe Barbarën. Në shtëpi kishin mbetur vetëm dy fëmijët e tyre të vegjël. Do të kalonin muaj të gjatë mes torturave në hetuesi dhe vetëm diku drejt fundit të hetuesisë, rastësisht, ndërsa kalonte mes përmes korridorit të Hetusisë së Tiranë, do të njihte një çantë me rroba. Ishte çanta e Barbarës. Atë çast ai do të kuptonte se në të njëjtin vend po mbanin të mbyllur edhe gruan e tij. Kur e kishin arrestuar? Ku ishin fëmijët e tyre? Kush po kujdesej për ta? A e kishin torturuar Barbarën njësoj siç torturonin atë në hetuesi? Vaska do të jetonte me këto dyshime vrastare deri ditën që i përballën në hetuesi, ndërsa hetuesit përpiqeshin të krijonin makinacione për të rënduar me akuza seicilin prej tyre. Në këtë pjesë të dytë të rrëfimit të tij, Vaskë Orgocka tregon se si shkoi përballja finale në hetuesi e më tej procesi gjyqësor, ku atë e dënuan me vdekje. Si ishin 19 ditët e tmerrshme në birucë pas dhënies së vendimit me vdekje dhe si do ta priste ai ekzekutimin e tij?

  • VIDEO

    I mituri zbulon tradhtinë e nënës,i ati dërgon shokun ta ruaj:Ikte në hotel,fëmijët i linte pa bukë (23 janar 2024)

    Konfliktet mes dy bashkëshortëve ka bërë që babai të mos ketë kontakt me dy djemtë e mitur. Albert Zllami 53-vjeçari nga Tropoja prej dy vitesh nuk ka asnjë kontakt me dy të vegjëlit e tij. Bashkëshortja, Afërdita Tahiraj ka shkëputur çdo kontakt me të dhe nuk i lejon fëmijët të flasin me të atin. Albert Zllami pas një martese të dështuar disa vjeçare, në vitin 2012 njihet me Afërdita Tahirajn në rrjete sociale. Ende pa mbushur një vit, çifti do të kurorëzonte dashurinë e tyre në martesë dhe nisën bashkëjetesën në kryeqytet. Mes çifit të ri gjithçka po shkonte mirë dhe në jetë erdhi bekimi i tyre i pare, Aron. Për një jetesë më të mirë, Alberti së bashku me djalin e porsalindur zhvendosën në Gjermani. Aty ku dhe do të ndryshonte jeta e tyre përgjithmonë… I vogli filloi të kishte probleme shëndetësore dhe kushtet e vështira në tokë të huaj, e detyruan që të ktheheshin në atdhe. Në 2016 ata u bënë prindër për herë të dytë dhe ne jete vjen Arberi. Po në këtë vit ata do të mësonin se djali i madh vuante nga leuçemia… Ndaj nena së bashku me djalin nisen në Itali për të kuruar djalin. Një vit më vonë do të merrte edhe të voglin… Të dy bashkëshortet filluan të kishin konflikte me njëri-tjetrin. Të dy të ndodhur në dy shtete të ndryshme kishin keqkuptime të njëspasnjëshme. E që prej vitit 2022, Afërdita ka shkëputur çdo kontakt me babain e fëmijëve. Ajo e ka bllokuar në të gjithë rrjtete sociale dhe nuk i lejon që fëmijët të flasin me të atin.

  • VIDEO

    Vrasja e Sinomatit, Softa: Ka dy pista hetimi! Vrasësit mund të përgatiten edhe në poligone, jo çdo kush duhet të shkojë

    Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë mbrëmjen e 7 janarit, është ende pa autor. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ tha se për ekzekutimin e të riut ka dy pista të besueshme hetimi, e para lidhet me lidhjet e viktimës në Belgjikë, dhe e dyta mund të jetë për hakmarrje

  • VIDEO

    ‘Mbi 200 të arrestuar nga operacioni 'Tempulli' në Tiranë', gazetari: Ja zonat në kryeqytet ku shitet droga

    Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv duke folur për megaoperacionin ‘Tempulli2’ tregoi edhe zonat ku shitet drogë në kryeqytet.

     
  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Janar 2024 – Receta/ Gjuha shqipe / Shkolla shqip në NY / Shqiptarët në Amerikë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortë e kripur me karrota dhe patate / Byrek tigani pa mbushje / Embëlsirë me mandarina.

    Në studion e “Rreze Dielli” me studiuesin e gramatikës dhe gjuhës shqipe, Agron Dalipaj i cili shprehet se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në botë. Ai ka një teori të tijën për prejardhjen e shumë fjalëve të gjuhës shqipe që ne përdorim sot. Në studio Agron Dalipaj, pasionant i gjuhësisë dhe etimologjisë, na zbërthen origjinën edhe kuptimin e 10 fjalëve shqipe duke u mbështetur në historinë e tyre.

    "Fol Shqip" shkolla më e re e sapo hapur për fëmijët e shqiptarëve në Queens, NY. Mbi 60 fëmijë të regjistuar nga mosha 4 deri në 21 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe. Iniciativa për këtë nismë erdhi nga “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar. Në shkollën “Fol Shqip” nuk ka kufizime, pasi të gjithë fëmijët e interesuar në mësimin e gjuhës shqipe mund të bëhen pjesë. Për të ruajtur traditën dhe kulturën, përveç orëve të mësimit të shqipes, shkolla ofron edhe klasat e kërcimit, ku fëmijët shqiptarë mësojnë të kërcejnë vallet e njohura shqiptare. Në lidhje direkte nga New York, Mirsad Hasani shprehet se sot është i lumtur që fëmijët e tij dhe të bashkëkombësave të tij të mund të shkollohen edhe në gjuhën shqipe.

    Popullsia shqiptare sipas shteteve në Amerikë. Në cilin prej shteteve amerikane banojnë me shumë shqiptarë, a është kjo një rastësi? Në lidhje direkte nga Virxhinia me Donald Dervishi, flasim për një statistikë studimore që sapo është publikuar nga “World Population Review” në të cilën tregohen shtetet që kanë më shumë shqiptarë në USA, apo që kanë më pak. Donaldi na interpreton këto shifra nga ajo që ai sheh dhe dëgjon përditë në komunitetet e shqiptarëve të Amerikës.

  • VIDEO

    Shqiptarët në New York hapin shkollë për t'iu mësuar fëmijëve shqiptarë gjuhën dhe traditat

    "Fol Shqip" shkolla më e re e sapo hapur për fëmijët e shqiptarëve në Queens, NY. Mbi 60 fëmijë të regjistuar nga mosha 4 deri në 21 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe. Iniciativa për këtë nismë erdhi nga “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar. Në shkollën “Fol Shqip” nuk ka kufizime, pasi të gjithë fëmijët e interesuar në mësimin e gjuhës shqipe mund të bëhen pjesë. Për të ruajtur traditën dhe kulturën, përveç orëve të mësimit të shqipes, shkolla ofron edhe klasat e kërcimit, ku fëmijët shqiptarë mësojnë të kërcejnë vallet e njohura shqiptare. Në lidhje direkte nga New York, Mirsad Hasani shprehet se sot është i lumtur që fëmijët e tij dhe të bashkëkombësave të tij të mund të shkollohen edhe në gjuhën shqipe.  

  • VIDEO

    A e dini se në cilin shtet të Amerikës ka më shumë shqiptarë?

    Popullsia shqiptare sipas shteteve në Amerikë. Në cilin prej shteteve amerikane banojnë me shumë shqiptarë, a është kjo një rastësi?

    Në lidhje direkte nga Virxhinia me Donald Dervishi, flasim për një statistikë studimore që sapo është publikuar nga “World Population Review” në të cilën tregohen shtetet që kanë më shumë shqiptarë në USA, apo që kanë më pak. Donaldi na interpreton këto shifra nga ajo që ai sheh dhe dëgjon përditë në komunitetet e shqiptarëve të Amerikës.

  • VIDEO

    ‘Si më pushuan nga Fakulteti për një shkrim’ studiuesi kontravers: Akademia e Shkencave antishpiptare

    Në studion e “Rreze Dielli” me studiuesin e gramatikës dhe gjuhës shqipe, Agron Dalipaj i cili shprehet se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në botë. Ai ka një teori të tijën për prejardhjen e shumë fjalëve të gjuhës shqipe që ne përdorim sot. Në studio Agron Dalipaj, pasionant i gjuhësisë dhe etimologjisë, na zbërthen origjinën edhe kuptimin e 10 fjalëve shqipe duke u mbështetur në historinë e tyre.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me mandarina nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë me mandarina

    Përbërësit:

    • 9 mandarina
    • 2 kokrra vezë
    • 100 gr sheqer
    • 1 majë luge kripë
    • 150 ml vaj luledielli  
    • 150 ml ujë
    • 220 gr miell
    • 15 gr fryrës
    • Lëkurë mandarine
    • Sheqer pluhur për servirje

    Përgatitja:

    Shtrojmë një letër pjekje në një tavë dhe e ngjisim mirë. E spërkasim letrën me miell sikurse dhe anët që të mos ngjitet mbushja. Vendosim mandarinat e qëruara dhe të ndara përgjysmë rradhë-rradhë. Në mikser vendosim një mandarinë të prerë në feta dhe 2 kokrra vezë. E kalojmë më pas masën në kullesë ku shtojmë sheqerin dhe e rrahim me telin e vezëve. Gradualisht shtojmë vajin duke vazhduar trazimin pa ndërprerje. Më pas shtojmë ujin dhe gradualisht miellin. E punojmë mirë brumin e ëmbëlsirës që të mos ketë kokrriza dhe të jetë homogjen. Në rende grijmë lëkurën e një mandarine e shtojmë tek masa e përgatitur, e trazojmë dhe më pas të gjithë këtë masë e hedhim në tavë mbi mandarinat. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    Byreçka tigani pa mbushje nga zonja Albana

    Byreçka tigani pa mbushje

    Përbërësit:

    • 2 gota miell
    • 1 lk sheqer
    • 1 lç kripë
    • 1 lç maja e thatë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • Ujë sa të marrë brumi    
    • Kripë dhe majdanoz të grirë

    Përgatitja:

    Fillimisht zëmë brumin me miell, kripë, sheqer, maja dhe ujë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 15 minuta. Më pas hapim petën në tryezën e punës. E lyejmë me pak vaj ulliri dhe i bëjmë me thikë disa prerje anësore në mënyrë që petën ta mbledhim si zarf. Pasi i kemi dhënë formën byrekëve i spërkasim me pak miell dhe i shtypim lehtë me okllai. Ndërkohë në një tigan kemi nxehur vajin dhe skuqim byrekët derisa të marrin ngjyrë të artë. Në një tas vendosim kripë dhe majdanoz të grirë dhe lyejmë sipërfaqet e byrekëve.

  • VIDEO

    Tortë e kripur me karrota dhe patate nga zonja Albana

    Tortë e kripur me karrota dhe patate

    Përbërësit:

    • 1 petë sfoliat
    • 3-4 patate mesatare
    • 2-3 karrota
    • 1 qepë
    • 100 gr djathë parmixhano
    • 100 gr rikota / gjizë pa kripë
    • 1 kokërr vezë
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në kubikë të vegjël. I ziejmë në ujë me kripë për 5-6 minuta dhe më pas i kullojmë. Presim imët qepën dhe e skuqim lehtësisht në një tigan me vaj ulliri. E vendosim qepën e kaurdisur në një tas të madh ku shtojmë djathin parmixhan dhe rikotën. Në fund, shtojmë patatet, karrotat dhe vezën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e vendosim këtë masë mbi petën sfoliat të shtruar në tavë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për 35-40 minuta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv