Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortë e kripur me karrota dhe patate / Byrek tigani pa mbushje / Embëlsirë me mandarina.
Në studion e “Rreze Dielli” me studiuesin e gramatikës dhe gjuhës shqipe, Agron Dalipaj i cili shprehet se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në botë. Ai ka një teori të tijën për prejardhjen e shumë fjalëve të gjuhës shqipe që ne përdorim sot. Në studio Agron Dalipaj, pasionant i gjuhësisë dhe etimologjisë, na zbërthen origjinën edhe kuptimin e 10 fjalëve shqipe duke u mbështetur në historinë e tyre.
"Fol Shqip" shkolla më e re e sapo hapur për fëmijët e shqiptarëve në Queens, NY. Mbi 60 fëmijë të regjistuar nga mosha 4 deri në 21 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe. Iniciativa për këtë nismë erdhi nga “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar. Në shkollën “Fol Shqip” nuk ka kufizime, pasi të gjithë fëmijët e interesuar në mësimin e gjuhës shqipe mund të bëhen pjesë. Për të ruajtur traditën dhe kulturën, përveç orëve të mësimit të shqipes, shkolla ofron edhe klasat e kërcimit, ku fëmijët shqiptarë mësojnë të kërcejnë vallet e njohura shqiptare. Në lidhje direkte nga New York, Mirsad Hasani shprehet se sot është i lumtur që fëmijët e tij dhe të bashkëkombësave të tij të mund të shkollohen edhe në gjuhën shqipe.
Popullsia shqiptare sipas shteteve në Amerikë. Në cilin prej shteteve amerikane banojnë me shumë shqiptarë, a është kjo një rastësi? Në lidhje direkte nga Virxhinia me Donald Dervishi, flasim për një statistikë studimore që sapo është publikuar nga “World Population Review” në të cilën tregohen shtetet që kanë më shumë shqiptarë në USA, apo që kanë më pak. Donaldi na interpreton këto shifra nga ajo që ai sheh dhe dëgjon përditë në komunitetet e shqiptarëve të Amerikës.