Shqiptarët në New York hapin shkollë për t'iu mësuar fëmijëve shqiptarë gjuhën dhe traditat

23 Janar, 14:15

"Fol Shqip" shkolla më e re e sapo hapur për fëmijët e shqiptarëve në Queens, NY. Mbi 60 fëmijë të regjistuar nga mosha 4 deri në 21 vjeç shfaqën interes për të mësuar dhe përvetësuar gjuhën shqipe. Iniciativa për këtë nismë erdhi nga “Shoqata Besi”, e cila shërben si qendër kulturore dhe mbështetëse për komunitetin shqiptar. Në shkollën “Fol Shqip” nuk ka kufizime, pasi të gjithë fëmijët e interesuar në mësimin e gjuhës shqipe mund të bëhen pjesë. Për të ruajtur traditën dhe kulturën, përveç orëve të mësimit të shqipes, shkolla ofron edhe klasat e kërcimit, ku fëmijët shqiptarë mësojnë të kërcejnë vallet e njohura shqiptare. Në lidhje direkte nga New York, Mirsad Hasani shprehet se sot është i lumtur që fëmijët e tij dhe të bashkëkombësave të tij të mund të shkollohen edhe në gjuhën shqipe.