-
VIDEO
Lakër e pjekur me presh dhe pançetë nga zonja Albana
Lakër e pjekur me presh dhe pançetë
Përbërësit:
- 1 lakër e bardhë
- 1 kokërr limon
- 2-3 thelpinj hudhër
- 4 lgj vaj ulliri
- 200 gr pançetë
- 2 presh
- 1 degë selino
- 1 gotë verë
- 2-3 domate
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Grijmë lakrën dhe e shtrojmë në një tavë, e spërkasim me vaj ulliri, kripë, lëng limoni. Shtojmë 2-3 thelpinj hudhër të pa prera dhe e vendosim lakrën në furrë të nxehtë në 200 gradë për 30 minuta. Ndërkohë në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim pançetën të ndarë në kubikë mesatarë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, shtojmë preshin, selinonë e grirë dhe piperin e kuq. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas e shuajmë me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të grira në blender. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë preshin të gatuhet në zjarr për disa minuta. Nxjerrim lakrën nga furra dhe e shtojmë në tenxhere, e përziejmë mirë dhe e lemë gatimin dhe për 20-30 minuta në temperaturë sa më të ulët.
-
VIDEO
Mini cheesecake me mascarpone dhe portokall nga zonja Albana
Mini cheesecake me mascarpone dhe portokall
Përbërësit:
- 300 gr biskota
- 90 gr gjalpë
- 350 gr marcarpone
- 100 gr sheqer pluhur
- 150 gr marmalatë portokalli
- 1 portokall
Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin në një tenxhere ose në mikrovalë. Thërrmojmë biskotat me mikser dhe më pas shtojmë gjalpin. Vendosim biskotat në gota për servirje dhe i lëmë të pushojnë për rreth gjysmë ore. Përziejmë mascarponen me sheqerin dhe lëkurën e portokallit në një enë. Shtojmë reçelin e portokallit në mascarpone. Vendosim disa feta portokalli në gotë anash dhe më pas derdhim masën e mascarpones, e dekorojmë me pak reçel dhe e kemi gati për servirje.
-
VIDEO
'Struktura e Posaçme ndjek rrugën e pafundësisë së hetimit e gjykimit’, avokat Hazizaj: Po nuk la mandatin e deputetit, Berishës s'i mbyllet dosja
Hetimin ndaj Sali Berishës për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, avokati Sokol Hazizaj e lidh me mandatin e ish-kryeministrit si deputet. Në Frontline në Report Tv Hazaj tha se nëse Berisha nuk ikën nga politika, atij nuk do t’i mbyllet dosja.
-
VIDEO
Lita: SPAK sulmohet nga ata që e kanë frikë, Berisha ka zgjedhur këtë mënyrë sepse nuk mbrohet dot në Gjykatë
SPAK sulmohet nga ata që e kanë frikë.” Kështu deklaroi gazetari Lavdrim Lita në Frontline në Report TV ndërsa po komentohen akuzat e Sali Berishës ndaj prokurorisë së posaçme.
“Nga Sali Berisha sepse gjuha e tij është e nxehtë e ashpër e dhunshme. Sulmohet nga Meta që thotë se drejtësisë në Shqipëri është me regji. Kjo nuk është e vërtetë. Sulmohet dhe nga Rama që i quan njerëz me shtyllë kurrizore. Berisha e ka shumë gabim që sillet në këtë mënyrë me SPAK sepse ai është një nga politikanët më të vjetër në qarkullim. Ai ka zgjedhur këtë mënyrë sepse nuk mbrohet dot në gjykatë në mënyrë të ftohtë. Ai po e çon në atë pikë sa të kërkojë një ping-pong nga qeveria”.
-
VIDEO
Sulmet ndaj SPAK, Ndreca: Berisha po merr zvarrë një forcë politike si mburojë
Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca në Frontline në Report Tv tha se Sali Berisha po merr zvarrë Rithemelimin si mburojë para drejtësisë.
“Berisha po viktimizohet. SPAK po heq një njollë po themi një njollë të zezë të historisë së Shqipërisë sa i oërket mos-ndëshkueshmërisë.
Shehu e mbështeste që ka një lëvizje politike që SPAK –un po e përdor si marionetë. Ai mori një masë detyrim paraqitje dhe jo për ti mbyllur gojës. Ishte sjellja e Berishës ndaj institucioneve të drejtësisë e papranueshme në një vend perëndimor. Kjo nuk është qasja e një politikani të vitit 2024. Duhet të japësh shembull. Berisha po merr zvarrë një forcë politike e merr si mburojë”, tha ai.
-
VIDEO
A do ta bashkojë Kodi Zgjedhor Bashën me Berishën? (25 janar 2024)
Partia Demokratike e ka të qartë qëndrimin e saj, nuk ka bashkim me palnë tjetër nëse është Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Edvin Kulluri tha se ‘non grata’ është e pakapërcyeshme dhe se Sali Berisha është arsyeja e ndarjes.
-
VIDEO
Zhduket gruaja me djalin sapo 46-vjeçari lë qelinë e burgut/ Flet babai: Kam frikë… (25 janar 2024)
Sapo ka dalë nga burgu, Altino Llalla nga Elbasani është në kërkim të djalit që e bëri atë për herë të parë baba. Ishte viti 2019 kur u njoh me Kimeten në rrjete sociale. Të dy vinin nga martesa të dështuara ndërsa Kimetja ishte nënë e dy fëmijëve. Pas 3 muajsh u takuan por prindërit e Altinos nuk ishin dakort për këtë lidhje prandaj të dy nisën bashkëjetesën fshehurazi. Po në atë vit Kimetja mbetet edhe shtatzënë dhe ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë. Më 21 janar 2020 në jetë erdhi djali ndërsa pak kohë më pas Altino niset drejt Greqisë për të punuar. Pork y do të ishte dhe momenti ku do të niste përcarja mes çiftit. Altino nisi të dyshonte se partnerja e tradhëtonte pasi e shihte në vende të ndryshme dhe kështu nisën konfliktet mes tyre. Derisa një ditë Kimetja i tha Altinos që nuk do ta shohësh më djalin. Në dhjetor të 2021 46-vjeçari u kthye në Shqipëri dhe menjëherë pasi shkon për të takuar partneren dhe djalin ai u arrestua nga policia me akuzën për dhunë ndaj Kimetes dhe familjes së saj. Ai kreu 2 vite e 4 muaj burg ndërsa në dhjetor të 2023 Altino la qelinë e burgut dhe është në kërkim të djalit të cilin për herë të fundit e ka parë kur ishte 11 muajsh.
-
VIDEO
PD fton forcat e tjera të opozitës: Të shkojmë me një draft të unifikuar për Reformën Zgjedhore
Partia Demokratike i ka bërë ftesë grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës si dhe forcave të tjera opozitare që të bëhen bashkë dhe të shkojmë me një draft të unifikuar për Reformën Zgjedhore. Kështu bëri me dije nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv
-
VIDEO
Parashutistet e para shqiptare në “Esencë” (24 Janar 2024)
Kujtohen në 'Esencë' në Report Tv oficerët e parë parashutistë të Shqipërisë. Për herë të parë në historinë e Forcave të Armatosura, ato kryen aktin më sublim, “Hedhjen me parashutë”. Zonjat e intervistuara nga gazetari Eljan Tanini folen me nostalgji ne lidhje me vitet e tyre të rinisë në këtë fushë.
-
VIDEO
Musaka me patate dhe suxhuk nga zonja Albana
Musaka me patate dhe sallam/suxhuk
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 500 gr sallam / suxhuk
- 1 qepë mesatare
- 2-3 thelpinj hudhër
- 2 speca
- 1 karrotë
- 100 gr pure domate
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Për kremin:
- 400 ml qumësht
- 3 kokrra vezë
- 3 lgj vaj ulliri
- Arrë moskat
- Kripë, piper
- Djathë pice
Përgatitja:
Patatet i presim në feta rrumbullake dhe i vendosim në furrë të piqen spërkatur me pak kripë e piper. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë karrotën të grirë në rende, specat e prerë në kubikë, gjithashtu dhe sallamin ose suxhukun. Vijojmë me kaurdisjen për pak minuta, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë në fund pak salcë domateje, vendosim kapakun dhe e lëmë kimën të gatuhet për pak minuta. Rrahim vezët me kripë, piper të zi, arrë moskat, vaj ulliri dhe qumësht. E trazojmë mirë derisa masa të lidhet plotësisht. Vendosim në një tavë një shtresë me patate, një shtresë me kimë, e spërkasim me pak djathë, vendosim një tjetër shtresë me patate, kimë dhe djathë të butë pice. Hedhim në fund kremin me vezë dhe qumësht dhe e vendosim musakanë në furrë për 35-40 minuta.
-
VIDEO
Lakër marinadë/ Si të përgatisim në vetëm 1 minutë lakër turshi nga zonja Albana
Lakër marinadë
Përbërësit:
- 1 lakër e bardhë
- 1 gotë uthull
- 3 gota ujë
- 4-5 piper kokërr
- 2 lgj sheqer
- 1 lgj kripë
- 2 gjethe dafine
Përgatitja:
Lakrën e grijmë hollë, e përziejmë me kripë, vritet pak dhe e vendosim në vazo. Shtojmë marinadën pasi e kemi zjerë dhe është ftohur. Mbulojmë kavanozin me letër varak, e ruajmë në vend të freskët dhe për një javë është gati.
-
VIDEO
Petulla me mollë nga zonja Albana
Petulla me mollë
Përbërësit:
- 3 mollë
- Lëng limoni
- 1 vezë
- 3-4 lgj sheqer
- 1 lgj pluhur pjekës
- 10 lgj miell
- 2 fk qumësht të ngrohtë
- 1/2 fk gjalpë të shkrirë
- Kanellë për servirje
Përgatitja:
Qërojmë mollët, i presim në rrethore dhe i spërkasim me lëng limoni. Bëjmë masën e qullit. I zhysim mollët në brumë dhe i skuqim me gjalpë. Në fund i spërkasim me kanellë.