-
VIDEO
Lamtumirë zbokthit! Ja përzierja natyrale me dy përbërës që keni në shtëpi
Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi përgatisim një përzierje natyrale për heqjen e zbokthit. Lëkura largon vazhdimisht shtresa qelizash dhe në zonën e kokës kjo veprimtari është më e shpeshtë se në zonat e tjera. Zbokthi, që formohet në momentin kur një sasi shumë e madhe e lëkurës së kokës fillon të bjerë, mund të shkaktojë kruarje, irritim të zonës dhe sigurisht që nuk është aspak estetik. Për këtë arsye, përpos shampos kundër zbokthit, mund të aplikoni edhe një maskë të bërë vetë në shtëpi për efekt më të shpejtë.
-
VIDEO
Zero kosto, maska më virale për fytyrën e thatë me vetëm 3 përbërës
Nuk është e nevojshme të blini maska për fytyrën në dyqan, kur ju mund të përgatisni në shtëpi disa maska të mrekullueshme me vetëm disa përbërës, të cilët ju i keni në kuzhinën tuaj. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi realizojmë maskën më virale për fytyrën e thatë me vetëm 3 përbërës…
-
VIDEO
Menopauza, të vërtetat e pathëna, gabimet që po ju vrasin! Altin Joka: Ushqimet dhe kurat më efikase
Në studion e Rreze Dielli me nutricionistin e njohur Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike flasim për menopauzën. Çfarë ndodh në trupin e një gruaje gjatë menopauzës? Pse disa gra e përjetojnë keq menopauzën e disa të tjera e kalojnë fare lehtë? Sa i rëndësishëm është hidratimi gjatë menopauzës dhe sa ujë duhet të pijë një grua në këtë fazë? Shëndeti i kockave në menopauzë...Duke pasur parasysh rrezikun e osteoporozës pas menopauzës, çfarë duhet për të mbështetur shëndetin e kockave? Me ndryshimin e hormoneve, a ka një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës, diabetit, tensionit pas menopauzës dhe si mund të ndihmojë regjimi ushqimor në zbutjen e këtij rreziku? Si duhet të ndryshojë regjimi ushqimor i një gruaje kur hyn në menopauzë? Cilat ushqime duhet të përfshijë ose shmangë për të ndihmuar në menaxhimin e kesaj faze? Shumë gra përjetojnë shtim në peshë gjatë menopauzës dhe vështirësi për ta ulur atë, si ta menaxhojnë peshën?
-
VIDEO
Japrak /Dollma me gjethe lakre nga zonja Albana
Japrak-Dollma me gjethe lakre
Përbërësit:
- 30 fletë lakre
- 300 gr mish i grirë
- 1 fç oriz
- 1 fç vaj ulliri
- 1 tufë spinaq
- 1 tufë qepë të njoma
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë koper
- 1 tufë nenexhik
- 2 gota ujë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë perimet dhe i grijmë. Në ujë të vluar zhysim gjethet e lakrës për pak minuta. Përbërësit që i kemi grirë hollë i përziejmë bashkë me erëzat dhe vaj ulliri duke i shtypur me dorë. Mishin e grirë e kaurdisim në tigan së bashku me orizin dhe piperin e zi, shtojmë perimet e marinuara dhe me këtë masë mbushim fletët e lakrës. Poshtë tenxheres vendosim 2-3 gjethe dhe më pas rendisim japrakët. Shtojmë ujë të vluar me kripë dhe një pjatë sipër japrakëve dhe i lemë të ziejmë në zjarr të avashtë.
-
VIDEO
Bukë me hirrë dhe kos nga zonja Albana
Bukë me hirrë dhe kos
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 4 lgj kos
- 200 ml hirrë
- 1 lgj kripë
- 1 lç sodë
- 1 lç pluhur pjekës
Përgatitja:
I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Zëmë brumin dhe e lëmë 30 minuta të pushojë. E vendosim bukën në pjekje në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Krahë pule të tiganisura shoqëruar me qepë të skuqur nga zonja Albana
Krahë pule të tiganisura shoqëruar me qepë të skuqur
Përbërësit:
- 500 gr krahë pule
- 2 lgj gjalpë
- 1 limon
- 2 lgj mustardë
- 2 lgj keçap
- 1 lgj mjaltë
- 3 thelpinj hudhër
- Kripë, piper i kuq
- Fara susami
Për servirjen e krahëve të pulës:
- 500 gr qepë
- 2 lgj gjalpë
- 100 ml verë e bardhë
- Rigon i freskët
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim krahët e pulës në ujë me lëng limoni dhe i lëmë për 30 minuta. Më pas i skuqim në tigan me gjalpë. Në një tas vendosim hudhrën e shtypur, mustardën, keçapin, pak lëng limoni, mjaltin, kripën dhe piperin e kuq. I lëmë të ziejnë pak dhe i largojmë. I spërkasim krahët e pulës me fara susami.
Në një tigan me gjalpë vendosim qepët dhe i kaurdisim mirë, duke shtuar dhe pak kripë. I shuajmë më pas me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë rigon të freskët dhe pak ujë dhe i lëmë të ziejnë. Servirim në një pjatancë krahët e pulës me qepët e skuqura.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 24 janar 2024
-
VIDEO
Berisha për herë të parë në SPAK, thyhet miti i politikanit të paprekshëm ?! (23 Janar 2024)
Avokati Idajet Beqiri në “Repolitix” në Report Tv thotë se deklaratat e Berishës pas daljes nga SPAK janë gënjeshtra, ndërsa shtoi se nuk ka folur para prokurorëve. Ai tha se do të thirret sërish për t'i komunikuar akuzën. Për avokatin Përparim Çaça, ish kryeministri sot ka bërë rolin e negociatorit me prokurorët.
-
VIDEO
Avokati Përparim Çaça: Sali Berisha sot bëri rolin e negociatorit! Do thirret sërish në SPAK për t'u pyetur
Avokati Përparim Çaça në emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se Sali Berisha sot në SPAK ka tentuar të bëjë rolin e negociatorit me prokurorët, nisur nga ajo se çfarë ka deklaruar para medias. Duke qenë se seanca e parë ka qenë e shkurtër, sipas avokatit Berisha do të thirret sërish për t'u marrë në pyetje.
-
VIDEO
Berisha tha se pyeti prokurorët e SPAK, juristi Kthupi: Nuk ndodh asnjëherë, deklaratat në kuadrin e retorikës politike
Deklaratat e Sali Berishës pas daljes nga SPAK se ka pyetur prokurorët, duken të pabesueshme për juristin Rezart Kthupi. Në “Repolitix” në Report Tv, Kthupi tha se nuk ndodh asnjëherë që një prokuror të të lejojë ti bësh pyetje e aq më pak të të përgjigjet. Sipas tij deklaratat e Berishës janë në kuadrin e retorikës politike.
-
VIDEO
Mit’hat Havari libër për jetën: Kur ra Berisha festova, Rama erdhi në pushtet me kulisa (23 janar 2024)
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka bërë një rrëfim në ”Frontline” në Report tv për ngjarje dhe histori të jashtëzakonshme, të cilat ka menduar që t’i shkruajë në një libër të titulluar “Mes dy epokash”
-
VIDEO
Mit'hat Havari flet për raportet me politikanët: Berishën s’e kam dashur asnjëherë! I kthen 'reston' Ramës: Erdhi në pushtet me kulisa
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari i ftuar në emisionin Frontline në Report Tv ka folur për rrugëtimin e tij ndërsa është ndalur dhe te raportet me figurat më të rëndësishme politike. Një koment pati dhe për kryeministrin Edi Rama të cilin tha se e ka përmendur në librin e dtij “Mes Dy Epokash” duke i kthyer reston pasi shtoi se kryeministri e ka përmendur në librin e tij “Kurban”.