-
VIDEO
Spartak Braho: Sali Berisha është frikacak, del e proteston për b*thën e tij! Mbi të rëndojnë krime të tmerrshme, janë 260 djem tropojanë të vrarë! Duhet të përgjigjet
Ish-deputeti Spartak Braho e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si një frikacak që ka frikë nga drejtësia e se nuk mban fjalën e dhënë. Në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se duhet ta marrin dhe ta flakin në qeli. Braho u shpreh se nëse vazhdon me këtë mendje, që nuk njeh vendimet e gjykatës, paraqet një rrezikshmëri
-
VIDEO
‘A do ta burgosni Sali Berishën?’ Spartak Braho kujton përgjigjen e Fatos Nanos sapo doli nga qelia
Spartak Braho thotë se nuk ka ngjashmëri mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, ndërsa e cilëson si hakmarrje politike të këtij të fundit. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço Braho kujtoi edhe fjalët e Fatos Nanos për mediat pasi doli nga burgu dhe u pyet për Sali Berishën.
-
VIDEO
Avokati Idajet Beqiri: Berisha-Meta bënë planin si do ekzekutoheshin Haklajt, thuhet në dosje! Shfarosja e tyre, se furnizonin UÇK-në me armë
Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në “Studio Live” në Report TV, ku teksa fliste për vrasjet e pazbardhura në Tropojë, deklaroi se plani për shfarosjen e Haklajve është bërë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
-
VIDEO
‘SPAK vazhdon hetimet’, avokati Beqiri: Vrasjet në Tropojë jo për hakmarrje por për Kosovën
Avokati Idajet Beqiri në “Studio Live” në Report TV duke folur për vrasjet e pazbardhura në Tropojë u shpreh se SPAK ka nisur hetimet por me ritëm të ngadaltë. Ndërsa cilësoi një miting të Sali Berishës si pikënisje të konflikteve që sollën më pas vrasjet, ai tha se gjithçka ndodhi për Kosovën.
-
VIDEO
Pse dështoi siguria në burgun e Peqinit? (19 dhjetor 2023)
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Dhjetor 2023 – Receta / Me Ceken e Beratit / Viti 2023 për Klodiana Shala
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me mëlçi në petë, tradita tironse / Gjellë tigani me krahë pule / Supë pule me oriz.
Sejfulla Myftari, aktori shumë i dashur i humorit që të gjithë e njohin me emrin e artit ‘Cekja i Beratit’ nëpërmjet një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, foli për martesën e djalit të tij dhe për emocionet e kërcimit që e bëri të qante gjatë ceremonisë së dasmës. Më pas ai u ndal në histori të jetuara dhe episode gazmore me kolegë, gjatë kohës kur sipas tij bëhej humori i vërtetë, si dhe batuatën më popullore që i bëjnë njerëzit sa herë e shohin. Gjatë bisedës, Cekja foli dhe për projektet aktuale, duke theksuar se kurrë nuk e ka lënë humorin edhe pse sipas tij të bësh humor është gjëja më e vështirë në botë, mbase më seriozja.
Me kameran e “Rreze Dielli” bëjmë një vizitë në ‘shtëpinë e dytë’ të Klodiana Shala, e cila është jo vetëm rekordmene në profesionin e saj dhe e vetmja atlete shqiptare që ka marrë pjesë në katër lojra olimpike, por mbi të gjitha përtej të gjitha rekordeve dhe eksperiencës së saj në këtë fushë, ajo është një njeri shumë human, modeste, gjithnjë me një buzëqeshje në buzë dhe që përcjell shumë rreze mirësie. Si e gjen ky fundvit Klodiana Shalën? Çfarë ka bërë mirë dhe çfarë ka nevojë për të përmirësuar për vitin që vjen? Cila është gjëja më e rëndësishme për të në jetë? Çfarë mesazhi ka për ata njerëz që i kanë prishur humorin apo e kanë bërë të ndjehet keq… Klodi mes emocioneve na rrëfen dhe momentin më të vështirë, të cilin thotë se akoma nuk e ka kaluar, ndarjen nga jeta të babait të saj për të cilin tregon se ishte shoku i saj më i mirë, marrëdhënia e tyre ishte me të vërtetë shumë speciale. Cili është pengu më i madh i Klodiana Shalës sot? Si është një ditë e vajzës bukuroshe… Tregojmë dhe disa ushtrime që mund të bëhen shumë thjesht në shtëpi, qoftë dhe duke ndenjur në divan.
-
VIDEO
Viti 2023 për Klodiana Shala! Një bisedë për familjen, humbjen e babait dhe miqtë e zemrës!
Me kameran e “Rreze Dielli” bëjmë një vizitë në ‘shtëpinë e dytë’ të Klodiana Shala, e cila është jo vetëm rekordmene në profesionin e saj dhe e vetmja atlete shqiptare që ka marrë pjesë në katër lojra olimpike, por mbi të gjitha përtej të gjitha rekordeve dhe eksperiencës së saj në këtë fushë, ajo është një njeri shumë human, modeste, gjithnjë me një buzëqeshje në buzë dhe që përcjell shumë rreze mirësie.
Si e gjen ky fundvit Klodiana Shalën? Çfarë ka bërë mirë dhe çfarë ka nevojë për të përmirësuar për vitin që vjen? Cila është gjëja më e rëndësishme për të në jetë? Çfarë mesazhi ka për ata njerëz që i kanë prishur humorin apo e kanë bërë të ndjehet keq… Klodi mes emocioneve na rrëfen dhe momentin më të vështirë, të cilin thotë se akoma nuk e ka kaluar, ndarjen nga jeta të babait të saj për të cilin tregon se ishte shoku i saj më i mirë, marrëdhënia e tyre ishte me të vërtetë shumë speciale. Cili është pengu më i madh i Klodiana Shalës sot? Si është një ditë e vajzës bukuroshe… Tregojmë dhe disa ushtrime që mund të bëhen shumë thjesht në shtëpi, qoftë dhe duke ndenjur në divan.
-
VIDEO
'200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit!' Shoku i qelisë, Indrit Shaqja dëshmon për dy letrat që mbërritën në burgun e Peqinit
Dy letra kanë mbërritur në burgun e Peqinit ku shkruhej se ishin gati të paguanin 200 mijë euro për kokën e Arben Lleshit. Report Tv dhe Shqiptarja.com zbardhin dëshminë e Indrit Shaqes, shokut të qelisë të të dënuarit që u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.
-
VIDEO
Cekja i Beratit marton djalin / A ndihet si një baba tepër? Ja marrëdhënia me nusen
Sejfulla Myftari, aktori shumë i dashur i humorit që të gjithë e njohin me emrin e artit ‘Cekja i Beratit’ nëpërmjet një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, foli për martesën e djalit të tij dhe për emocionet e kërcimit që e bëri të qante gjatë ceremonisë së dasmës. Më pas ai u ndal në histori të jetuara dhe episode gazmore me kolegë, gjatë kohës kur sipas tij bëhej humori i vërtetë, si dhe batuatën më popullore që i bëjnë njerëzit sa herë e shohin. Gjatë bisedës, Cekja foli dhe për projektet aktuale, duke theksuar se kurrë nuk e ka lënë humorin edhe pse sipas tij të bësh humor është gjëja më e vështirë në botë, mbase më seriozja.
-
VIDEO
Gjellë tigani me krahë pule nga zonja Albana
Gjellë tigani me krahë pule
Përbërësit:
- 1 kg krahë pule
- 1 qepë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 domate
- 1 fç pure domate
- 1 fç ujë
- 1 lgj gjalpë
- 2 lgj miell
- 5 lgj pana
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Krahët e pulës i marinojmë me kripë dhe piper dhe i lyejmë me miell, më pas i kaurdisim me gjalpë duke shtuar dhe thelpinjtë e hudhrës. Pasi kanë marrë ngjyrë shtojmë ujin, salcën e domates dhe një domate të grirë në rende ose blender. Rregullojmë shijen, shtojmë panën dhe erëzat bashkë me majdanozin.
-
VIDEO
Qofte të shijshme me mëlçi në petë nga zonja Albana
Qofte të shijshme me mëlçi në petë, tradita tironse
Përbërësit:
- 300 gr mëlçi
- 30 gr gjalpë
- 1 kokërr qepë
- 1 lgj oriz
- 300 gr miell gruri
- 1 kokërr vezë
- 250 ml lëng mishi
- Pak niseshte
- Nenexhik, majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një enë vendosim miell, vezë, kripë dhe ujë të vakët. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhë më pas hapim një petë të madhe të cilën e ndajmë në kuadrate të vegjël. Mëlçitë i presim në copa të vogla, i vendosim në një tas ku shtojmë qepën e grirë imët, orizin, një të bardhë veze, kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe vendosim nga një lugë në çdo kuadrat pete. I mbështjellim si bohçe të vogla dhe i vendosim të skuqen në vaj të nxehtë. Pasi qoftet e mbështjella në petë i kemi skuqur i largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë shtojmë lëngun e mishit. E lemë të marrë valë dhe më pas vendosim qoftet e mbështjella. I lëmë për disa minuta në mënyrë që të përthithin mirë lëngun e mishit.
-
VIDEO
Supë pule me oriz nga zonja Albana
Supë pule me oriz
Përbërësit:
- 500 gr mish pule
- 1.5 litër lëng mishi
- 2 lgj gjalpë
- 50 gr oriz
- 1 karrotë
- 1 lgj miell misri
- 2 vezë
- 1 limon
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim mishin e pulës në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë. Pasi të ziejë shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe karrotën të grirë në rende. Miellin e misrit e tresim me pak ujë dhe pasi ka zjerë orizi e shtojmë në tenxhere bashkë me të verdhat e vezëve dhe me lëngun e limonit. E spërkasim me majdanoz, piper të zi dhe pak gjalpë të tretur.