Viti 2023 për Klodiana Shala! Një bisedë për familjen, humbjen e babait dhe miqtë e zemrës!

19 Dhjetor 2023, 14:40

Me kameran e “Rreze Dielli” bëjmë një vizitë në ‘shtëpinë e dytë’ të Klodiana Shala, e cila është jo vetëm rekordmene në profesionin e saj dhe e vetmja atlete shqiptare që ka marrë pjesë në katër lojra olimpike, por mbi të gjitha përtej të gjitha rekordeve dhe eksperiencës së saj në këtë fushë, ajo është një njeri shumë human, modeste, gjithnjë me një buzëqeshje në buzë dhe që përcjell shumë rreze mirësie.

Si e gjen ky fundvit Klodiana Shalën? Çfarë ka bërë mirë dhe çfarë ka nevojë për të përmirësuar për vitin që vjen? Cila është gjëja më e rëndësishme për të në jetë? Çfarë mesazhi ka për ata njerëz që i kanë prishur humorin apo e kanë bërë të ndjehet keq… Klodi mes emocioneve na rrëfen dhe momentin më të vështirë, të cilin thotë se akoma nuk e ka kaluar, ndarjen nga jeta të babait të saj për të cilin tregon se ishte shoku i saj më i mirë, marrëdhënia e tyre ishte me të vërtetë shumë speciale. Cili është pengu më i madh i Klodiana Shalës sot? Si është një ditë e vajzës bukuroshe… Tregojmë dhe disa ushtrime që mund të bëhen shumë thjesht në shtëpi, qoftë dhe duke ndenjur në divan.