Cekja i Beratit marton djalin / A ndihet si një baba tepër? Ja marrëdhënia me nusen

19 Dhjetor 2023, 13:27

Sejfulla Myftari, aktori shumë i dashur i humorit që të gjithë e njohin me emrin e artit ‘Cekja i Beratit’ nëpërmjet një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, foli për martesën e djalit të tij dhe për emocionet e kërcimit që e bëri të qante gjatë ceremonisë së dasmës. Më pas ai u ndal në histori të jetuara dhe episode gazmore me kolegë, gjatë kohës kur sipas tij bëhej humori i vërtetë, si dhe batuatën më popullore që i bëjnë njerëzit sa herë e shohin. Gjatë bisedës, Cekja foli dhe për projektet aktuale, duke theksuar se kurrë nuk e ka lënë humorin edhe pse sipas tij të bësh humor është gjëja më e vështirë në botë, mbase më seriozja.