• VIDEO

    Kadaif me qumësht dhe arra nga zonja Albana

    Kadaif me qumësht dhe arra

    Përbërësit:

    • 1 kg kadaif
    • 350 gr gjalpë
    • 100 ml qumësht
    • 250 gr arra

    Shurupi:

    • 1.5 kg sheqer
    • 1.250 ml ujë
    • 1 vanilje
    • Lëkurë limoni

    Përgatitja:

    Hapim kadaifin mirë në një tepsi duke i veçuar fijet sa të shkriftohet plotësisht. Lyejmë tavën me gjalpë dhe marrim pjesë-pjesë gjysmën e kadaifit dhe e vendosim me radhë në tavë. Shtrojmë arrat e mbi to shpërndajmë edhe gjysmën tjetër derisa të mbarohet. Me lugë i hedhim gjalpin sipër në të gjithë sipërfaqen dhe me majat e gishtave të dorës e lëkundim nga vendi që të njomet prej gjalpit. Më pas e spërkasim mirë me qumësht dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga pjekja e lëmë të ftohet pak dhe e presim.

    Përgatisim shurupin. Në tenxhere hedhim sheqerin, ujin, cipat e limonit. E vendosim në zjarr dhe e trazojmë sa të tretet sheqeri dhe e lëmë të vlojë 5-6 minuta. Në fund shtojmë vaniljen dhe e largojmë nga zjarri. E lëmë të ftohet pak dhe ia hedhim kadaifit duke e lënë zbuluar (edhe kadaifi kur i hidhet shurupi duhet të jetë i ngrohtë).

  • VIDEO

    Vendime, mundësi, por dhe nervozizëm… Kujdes nga grindjet! Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 18-24 dhjetor 2023.

    Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë me ndryshime, me vendime, me mundësi dhe me ndikime të mëdha planetare. Mërkuri në retrogradë nga Bricjapi formon një trekëndësh me Jupiterin duke ofruar mundësi për të çuar përpara plane që ne kemi, propozime, takime lidhur me të kaluarën që do të ndryshojnë shumë gjëra. Ky ndikim planetar do ndihmojë shumë shenjën e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapëve. Është një javë që niset mbarë dhe ashtu siç niset edhe do mbyllet. Nga dita e martë, Hëna në shenjën e Peshqëve do të sjellë një ndikim sa joshës aq dhe magjik, do të jetë një ditë plot emocione, por dhe vendime të rëndësishme. Ditën e mërkurë me Mërkurin në retrogradë duhet të kemi pak kujdes me gjendjen emocionale në aspektin e nervozizmit për shkak të pengesave të komunikimit. Kujdes nga grindjet shenja e Dashit, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi! Nga dita e enjte nis një ndikim favorizues në aspektin shpirtëror ku të palidhurit do të kenë disa mundësi interesante. Më datën 22 dhjetor, ditën e premte kemi solstikun dimëror ku do të kërkohet siguria materiale, por dhe ajo emocionale. Është një javë shumë e rëndësishme dhe e përshtatshme për të hedhur në letër plane apo objektiva, të cilat do të kenë prespektivë në të ardhmen.   

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 18 dhjetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga kërkesa për arrestimin sot në Kuvend te skenari i prangave të Berishës e deri tek lista e re me pronarët që marrin 5 këste njëherësh.

  • VIDEO

    Në aksion për armët pa leje, kapen në flagrancë nga policia (17 dhjetor 2023)

    Lëvizin lirshëm pavarësisht se nuk u lejohet. Armëmbajtësit pa leje zbulohen e kapen nga policia e shtetit në disa zona të Tiranës. Kryesisht i ka tradhtuar gjuha e trupit duke bërë blutë të dyshojnë se diçka nuk shkon. Ky aksion vjen në emisionin e fundit të 112 për këtë sezon në Report TV. Në vazhdim do të shihni edhe një përmbledhje të ndërhyrjeve më të bujshme të transmetuara në 112.

  • VIDEO

    Veri Jug - Agrumet rriten edhe në Gostimë

    Ferdinad Bardhi flet mes platancionit të agrumeve mbi prodhimin e mandarinave dhe portokallëve në platancionin e tij të vogël.

  • VIDEO

    Veri Jug - Gjelat e detit në fshatin Shtërmen

    Fermeri I vogël Ferdinad Bardhi sjell përvojën e tij mbi rritjen e gjelave të detit, një traditë e hershme e banorëve të Shtërmenit.

  • VIDEO

    Veri Jug - Gjelat e detit dhe agrumet në Gostimë (17.12.2023)

    Njihuni me Gostimën, një qendër e banuar me mbi 13 mijë banorë afër Cërrikut në prag të festave të fundvitit. Personazhë të reportazhit janë fermeri I vogël Ferdinand Bardhi, administratori Gëzim Kadiu dhe agronomi Kelmend Salla. Gjelat e detit dhe agrumet në minifermën e Ferdinandit dhe kujdesi I stafit të njësisë administrative për bujqit dhe fermërët që mbjellin ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore. Ndiqni reportazhin “Gjelat e detit dhe agrumet në Gostimë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Shqetësimi për një pleqëri të shëndetshme dhe kujdesi për shëndetin riprodhues të grave

  • VIDEO

    Vrasja e Arben Lleshit, ish-drejtori i burgut të Peqinit: S’duhej publikuar lajmi për dërgimin e Sokol Mjacaj në ’41 bis’, veproi pasi e mori vesh

    Ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha ka qenë i ftuar në studion “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv për të folur mbi ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në institucionin e sigurisë së lartë, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 16 dhjetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga deputetët e turpit te vrasje në burgun e sigurisë së lartë e deri tek a po bie Amerika?

  • VIDEO

    Riatdhesimi i Fan Nolit ‘përplas’ vatranët, Lumaj: S’e lejon Kisha Ortodokse. Myrtezani: Kolosi më i madh shqiptar, do e kthejmë në shtëpi

    Një kërkesë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë nga dega e Federatës Panshqiptare "Vatra" në New York me drejtues Skënder Myrtezani për riatdhesimin e eshtrave të Fan Nolit, ka ndezur debatin mes vatranëve në SHBA.

  • VIDEO

    Çaushesku u "fsheh"në Ambasadën Shqiptare, si e takova dhe si e pashë pushkatimin e çiftit (15 dhjetor 2023)

    Përpara se ta vrisnin, si doli lajmi se Nicolae Ceaușescu dhe Elena u fshehën te ambasada shqiptare në Bukuresht, dhe pse vrasja e tyre solli një lloji gëzimi! Si i jetoi ato ditë diplomati shqiptar Rezear Xhaxhiu.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv