• VIDEO

    Tavë me lakër arme e kimë nga zonja Albana

    Tavë me lakër arme e kimë

    Përbërësit:

    • 1 kg lakër arme
    • 500 gr mish të grirë
    • 100 gr oriz
    • 2 qepë të mëdha
    • 3 domate të grira
    • 3 lugë salcë domatesh
    • 4 lugë supe vaj misri
    • 4 lugë supe vaj ulliri
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 lugë kafeje piper i zi
    • 1 lugë kafeje piper i kuq
    • Pak trumzë

    Përgatitja:

    Veçojmë nga lakra arme të gjitha gjethet e mira të saj duke i pastruar nga koçanët. Grijmë në kubikë të vegjël qepët dhe i kaurdisim në një tigan me vaj. Skuqim aty edhe mishin e grirë, duke shtuar kripë, domaten e grirë, salcën e domates dhe i trazojmë të gjitha derisa të formohet një kima e shijshme. Grijmë majdanozin dhe shtojmë orizin dhe trumzën, duke e provuar edhe për kripë. Në tavë shtrojmë nga një gjethe lakër arme në gjithë sipërfaqen. Hedhim mbi to kima dhe përsëri shtrojmë gjethe armeje. Veprojmë kështu me 4-5 shtresa e në fund shtrojmë gjethet më të mëdha e të bukura. E presim në katrorë si pastiçe dhe e spërkasim përsipër me piper të kuq dhe vaj ulliri. Hedhim ujë të nxehtë deri afër sipërfaqes dhe e vendosim për ta pjekur në 200 gradë, për 45-50 minuta, derisa ta pijë lëngun.

  • VIDEO

    Tavë me patate, spinaq dhe krem qumështi nga zonja Albana

    Tavë me patate, spinaq dhe krem qumështi

    Përbërësit:

    • 700 gr patate
    • 500 gr spinaq
    • 1 qepë të thatë
    • 2 qepë të njoma
    • 2 karrota
    • 300 gr salçiçe
    • 4 lugë gjelle vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Për kremin:

    • 2 lgj gjalpë
    • 2 lgj miell
    • 1 litër qumësht
    • 1 vezë
    • Kripë, arrë moskat
    • Djathë pice

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën e grirë imët me vaj ulliri derisa të zbutet me pak kripë. Presim salçiçet në kubikë, patatet dhe karrotat gjithashtu. I kaurdisim mirë dhe më pas shtojmë qepët e njoma dhe spinaqin. Vazhdojmë kaurdisjen derisa spinaqi të ulë vëllimin, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e kalojmë të gjithë masën në një tavë. Përgatisim kremin e qumështit beshamel duke kaurdisur miellin me gjalpë, e shuajmë me qumësht dhe sapo të fillojë të bëhet kremoze shtojmë arrën moskat, vezën dhe djathë të grirë kaçkavall. E hedhim beshamelin mbi perimet në tavë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.

  • VIDEO

    Prej vitesh i izoluar në shtëpi, zhduket babai i 5 fëmijëve/ Flet e bija: Dyshojmë se… (5 dhjetor 2023)

    E bija, Marsela Lami, denoncon ne Report Tv rastin, pasi nuk ka asnjë informacion per babain e saj, prej afro 3 javesh. Ishte ora 10:00 e paradites, ku Hyseni, pasi kishte konsumuar kafen e mëngjesit me bashkeshorten, ka dal nga oborri i shtepise dhe eshte larguar ne drejtim te paditur. Kjo e fundit ka kuptuar largimin e te moshuarit pas nje ore, ku ka kerkuar ne lagje dhe ka pyetur fqinjet, por nuk e ka gjetur. Menjehere, pese femijet kane nisur kerkimet ne terren, ne fashtin Sebisht por fatkeqsisht nuk gjeten asnje gjurme te babait. Me pas i jane drejtuar komisariatit te Librazhdit, ku pas 24-oreve polica e shpalli te humbur 75-vjecarin dhe sot e kesaj dite ende nuk dihet asgje per fatin e tij. Sipas vajzës, Hyseni është larguar edhe njëherë nga shtëpia para disa vitesh, por eshte lokalizuar vendodhja e tij brenda pak oresh dhe uniformat blu e kane kthyer ne shtepi. Arsyet e largimit nga shtepia te babait, femijet ende nuk e dine. Ata tregojne se ishte nje njeri i qete, nuk kishte asnje problem shendetesor dhe nuk kishte as konflikte sin e familje dhe jashte saj. Ditën që u largua, 75-vjecari Hyseni Lami kishte të veshur një xheketë kafe, pantallona te zeza, atlete bojekafe si dhe nje kapele te verdhe. Me vete ka marrë vetem aparatin e tij celuar, i cili rezultoi i hapur per 5 dite dhe ne daten 25 nentor u fik. Thirrjeve te shumta nga familja Lami askush nuk iu pergjigj dhe pse zilja binte, derisa telefoni u fik.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 6 dhjetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga shuhet aktori i shquar Mirush Kabashi te po trashemi e deri tek a po trajtohet Argita Malltezi si "non grata" edhe në PD?

  • VIDEO

    Basha në SHBA por PD ende në udhëkryq (5 Dhjetor 2023)

    Lulzim Basha ndodhet në SHBA i ftuar në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat si përfaqësues i Pd zyrtare. Nga ana tjetër Sali Berisha në hetim nga SPAK për kullat e dhëndrit, shfaqi vajzën e tij në Kuvendin e Rithemelimit duke nxitur polemikat se Argita Malltezi do të futet në politikë. Situata në të cilën ndodhet opozita u diskutua sot në "Repolitix" në Report Tv

  • VIDEO

    Kthupi jep detaje nga vizita e Bashës në SHBA: Berisha ka marrë peng një pjesë të PD, ata që besojnë të djathtën do kthehen! Në politikë s’ka krizë, por tango dyshe

    Rezart Kthupi Sekretar për Marrëdhëniet Zgjedhore në PD në një lidhje “Skype” në emisionin “Repolitix” në Report TV ka dhënë detaje mbi vizitën e kreut të PD Lulzim Basha në SHBA.

     
  • VIDEO

    Shqiptarët që u vranë dhe luftuan në Luftën e Spanjës (5 dhjetor 2023)

    #esencëreporttv #esencë #esencëngaeljantanini #eljantanini #reporttv #histori #nostalgji Ne këtë sëzon të dytë rivjen në ekranin e Report Tv emisioni Esencë, që do të prezantohet nga gazetari Eljan Tanini. Ky format premton të sjellë ngjarje, dëshmi, personazhe, histori, personalitete dhe nostalgji që nuk janë thënë ose nuk janë folur në publik ashtu siç duhet. Nostalgjia dhe historia nuk janë e shkuara jonë, por e tashmja! Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv. Kush ishin shqiptarët që luftuan në Luftën e Spanjës? Esencë në Report Tv: I ftuar Petro Luarasi. Flasin Aranita Marko, Gëzim Kame, Besart Papa dhe Leart Kola #eljantanini #reporttv #luftaespanjës #petroluarasi #albaniansinthewarofspain #albaniawarofspain #esencë #reporttv #eljantanini #petroluarasi

  • VIDEO

    Ibsen Elezi: Argita Malltezi e solli Lulzim Bashën në PD, isha dëshmitar! Këta janë bashkë, me gjërat që dinë e hedhin njëri-tjetrin në zjarr

    Shfaqja e Argita Malltezit në Kuvendin e Rithemelimit ka nxitur polemikat nëse vajza e Sali Berishës do të futet në politikë. Ish kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën foli për një miqësi të hershme mes Argita Malltezit dhe Lulzim Bashës. Elezi tha se Bashën në selinë e PD e ka sjellë vajza e Berishës.

     
  • VIDEO

    Basha në SHBA, Meçe: Zyrtarisht faktor politik! Grupi i partive të djathta ndërkombëtare i dha goditjen e dytë Berishës pas DASH! E bojkotoi

    Ftesa e kryetarit të PD Lulzim Basha për të marrë pjesë në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat në SHBA për ish deputetin demorkat Arben Meçe është njohje zyrtare e Bashës si faktor politik. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, Meçe tha se bojkoti i partive të djathta ndërkombëtare është goditja e dytë për Sali Berishën.

     
  • VIDEO

    Logu: Vizita e Bashës në SHBA mesazh për shqiptarët dhe demokratët

    Anëtari i Këshillit kombëtar të PD Besart Logu, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv tha se vizita e Bashës në SHBA është mesazh për qytetarët dhe demokratët që SHBA e ka zgjedhur si politikan për të ndërtuar marrëdhëniet

  • VIDEO

    Argita trashëgimtare e Berishës në PD dhe përgjimet në polici, flet ish kreu SHISH (5 dhjetor 2023)

  • VIDEO

    Fjalimi i Argita Malltezi në Kuvendin e Berishës, Klosi: Nuk e di çfarë meritash ka, doli aty në emër të të shoqit! Me flakadanë s’mund t’i imponohesh Europës

    Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’, tha nuk e di se çfarë merite ka vajza e Berishës në PD e shtoi se problemi kryesor tani në atë parti është arrestimi i burrit të saj Jamarbër Malltezit. Sipas Klosit, ajo doli aty në emër të të shoqit pasi ai nuk flet dot se është brenda.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv