• VIDEO

    Kontrast -Sulmi ndaj Carlo Bollinos, Vangjeli: Linçimi i gazetarit, turp për shoqërinë shqiptare (7 dhjetor 2023)

  • VIDEO

    Kaosi në Kuvend/ Lapardhaja në Report Tv: Berishën nuk po e ndjek më njeri! Deputetët që i janë bashkuar kanë halle personale, por Berisha është hallexhiu më i madh

    Prej kohësh, duket se produkti i vetëm i opozitës dhe kryesisht Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, është kaosi në Parlamentin e Shqipërisë.

  • VIDEO

    Carlo Bollino kërcënohet nga militantë të Berishës, avokati Beqiri: Po luftojnë pushtetin e 4-të! Të merret në mbrojtje! Kara: Dështimin e shfryjnë tek njerëzit që thonë të vërtetën

    Avokati Idajet Beqiri dhe avokati Romeo Kara janë solidarizuar me dhunën ndaj botuesit dhe gazetarit Carlo Bollino nga militantë të Berishës. Sipas tyre sulmi është bërë vetëm pse po thuhet e vërteta dhe se Berisha nxit dhe frymëzon dhunë

  • VIDEO

    Skandal në arsim/Bullizohet nga kolegët, mësuesja: Më zbritën me zor, bëra aksident (7 dhjetor 2023)

    Duket paradoksale por është e vërtetë… Megjithëse prej 20 vitesh Dashurije Nofulla përhap dritën e dijes tek fëmijët e fshatit Rodokal të Mokrës, për fat të keq mësuesja është bërë objekt i bullizimit. Çdo ditë ecën në këmbë për orë të tëra për të mbërritur në shkollën 9-vjeçare ku jep mësim, pasi shoferi i furgonit të fshatit nuk pranon ta marrë atë. Pavarësisht kësaj pengese, mësuese Dashurije qëndron e fortë për të çuar deri në fund qëllimin që ka, dhënien e dijes. Por fati kishte rezervuar diçka akoma dhe më të rëndë për 47-vjeçaren. Ishte 26 nentor… Atë ditë ku po organizohej festa e flamurit, Dashurije Nofulla u nis si cdo mengjes heret për në shkollë për te festuar me nxenesit e saj. Pasi eci disa minuta, në vendin e quajtur Zall, shoferi që çdo ditë e bullizonte, kishte harruar portobagazhin e furgonit hapur, i cili godet mësuesen tek krahu duke e përplasur në tokë dhe duke i shkaktuar plagë të shumta ne trup. Ndërsa thërriste për ndihmë, pak metra më tutje, ajo pa se edhe disa nga fëmijët që ndodheshin në furgon kishin ren dhe ishin aksidentuar. Mesuesja dhe nje nga nxenesit qe ishte plagosur me rende u dërguan në spitalin e Prrenjasit, ku morën ndihmen e shpjet. Shendeti i mesuese Dashuris sot nuk eshte fort i mire, askush nuk u denua për ngjarjen, por ajo që e shqetëson më shumë është se 47-vjeçarja vazhdon të bullizohet dhe vazhdon të udhëtojë çdo ditë orë të tëra në këmbë për të arritur në shkollë, pasi shoferi i furgonit nuk e lejon që 47-vjeçarja të udhetojë si kolegët e saj për punë.

  • VIDEO

    ‘Numri i të paraburgosurve, shumë i lartë, jemi në limite’, sekretari i ministrisë së Drejtësisë zbulon si do veprohet me të dënuarit shqiptarë që do vijnë nga Britania

    Numri i lartë i personave në paraburgim është kthyer në një problem në burgjet shqiptare. Këtë e theksoi edhe ndihmës komisioneri i Avokatit të Popullit, Sotiraq Nushi i cili tha në emisionin “Përballje” se gjatë një auditimi kishte parë të paraburgosur që flinin në dysheme.

    Ndërsa sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu sqaroi se numri total i të burgosurve dhe të paraburgosurve aktualisht është 5761, ku theksoi se 60% janë të paraburgosur.

  • VIDEO

    Amnistia, Shehu zbulon kategoritë e të dënuarve që përfitojnë: Pjesa më e madhe meshkuj, deri në 14 femra! Ja cilët përjashtohen (7 dhjetor 2023)

    Për të dhënë detaje lidhur me kategoritë që përfitojnë nga kjo amnisti, në studion e emisionit “Përballje” nga moderatorja Besmira Pelushaj në Report Tv, ka qenë i ftuar sekretari i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu.

    • VIDEO

      Carlo Bollino kërcënohet nga militantë të Berishës, Analisti Lapardhaja solidarizohet me gazetarin e botuesin: Ish kryeministri përgjegjës për polarizimin ekstrem në vend

      Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino është kërcënuar fizikisht dhe ofenduar në rrugë nga militantë të Sali Berishës, të nxitur dhe nga fushata e shpifjeve që prej dy javësh ka ndërmarrë ish kryeministri. Këto kërcënime fizike pasojnë ofendimet e përditshme të social medias nga ana e militantëve të cilët përdorin dhe ofendime raciste.

    • VIDEO

      Llokume me lëng shege dhe arra nga zonja Albana

      Llokume me lëng shege dhe arra

      Përbërësit:

      • 400 ml lëng shege
      • 4 lgj niseshte
      • 4 lgj sheqer
      • Arra sipas dëshirës

      Përgatitja:

      Shtrydhim shegët 2-3 kokrra në mënyrë që të përftojmë rreth 400 ml lëng. Lëngun e shegës e vendosim në një tenxhere ku shtojmë niseshten dhe sheqerin. E trazojmë vazhdimisht pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe lidhet. Po të duam në fund shtojmë pak arra të grira. Masën e llokumeve e vendosim në një membranë kuzhine duke e hapur mirë. E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas i japim formë llokumeve të cilat i spërkasim me pak sheqer pluhur ose arrë kokosi.

    • VIDEO

      Pite të shpejta me turmerik nga zonja Albana

      Pite të shpejta me turmerik

      Përbërësit:

      • 400 gr miell
      • 300 ml ujë
      • 1 lç turmerik
      • 1 lç kripë
      • Pak sheqer
      • Vaj për skuqje

      Përgatitja:

      Vendosim në një enë ujë të vluar, shtojmë  kripën, sheqerin dhe turmerikun, i përziejmë mirë dhe më pas shtojmë gradualisht miellin. E punojmë fillimisht me lugë druri e më pas me dorë derisa brumi të lidhet e të bëhet si brumë byreku. E lëmë brumin të pushojë dhe më pas e ndajmë në kuleçë. Hedhim miell në tryezën e punës dhe hapim kuleçët në petë rrumbullake të vogla. Ndërkohë ngrohim vajin dhe skuqim pitet nga të dy anët, të cilat i servirim me djathë të bardhë ose me mjaltë.

    • VIDEO

      Koropoqe me lëng - Tradita çame nga zonja Albana

      Koropoqe me lëng - Tradita çame

      Përbërësit:

      • 1 e 1/2 fç miell gruri
      • 1 e 1/2 fç miell misri
      • 4 kokrra vezë
      • 1 gotë kos
      • 1 fk vaj ulliri
      • Gjalpë
      • Kripë

      Për lëngun :

      • 2 lgj miell
      • 3 lgj gjalpë të tretur
      • 2 thelpinj hudhër
      • 2 gota kos
      • 3 vezë
      • 1 gotë lëng mishi
      • Kripë

      Përgatitja:

      Në një tas vendosim miellin e grurit, më pas shtojmë miellin e misrit duke e situr, hedhim vezët, kosin, vajin e ullirit dhe kripën. Zëmë brumin dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Pasi brumi ka pushuar e hapim mbi tryezën e punës si një petë të trashë. E presim në shirita me anë të një thike ose prerëse kuzhine dhe më pas e ndajmë në katrorë sa më të vegjël. I spërkasim katrorët e prerë me pak miell dhe i skuqim në një tigan me vaj dhe gjalpë. Ndërkohë paralelisht me skuqjen e koropoqeve (mini-petulla) përgatisim lëngun apo salcën me të cilën do të bëjmë servirjen. Kaurdisim miellin së bashku me gjalpin. Sapo mielli të marrë ngiyrë e shuajmë me një gotë lëng mishi. Shtojmë hudhrat e shtypura dhe vezët e rrahura me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë masën derisa të lidhet. Vendosim tek lëngu koropoqet, bëjmë një spërkatje me gjalpë të tretur dhe e servirim gatimin të ngrohtë.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 7 dhjetor 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga shkaqet pse po hesht Lul Basha te qeveria miraton amnistinë përfitojnë 600 të dënuar e deri tek autorizimi.

    • VIDEO

      'Emigrantët' Berisha sulmon paktin me Italinë (7 Dhjetor 2023)

      Marrëveshja me Italinë për emigrantët i gjendet BE-së dhe e ndihmon BE-në për kontrollin e kufijve, shprehet deputeti i PS-së Denis Deliu. Por sipas deputetit të PD-së Gështenja, tha se marrëveshja është në shkelje të Kushtetutës

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv