-
VIDEO
Mos e hidhni bikerinën e vezëve, shihni çfarë dekori festiv mund të bëni!
Mos shpenzoni për dekorin e shtëpisë, ja disa ide të thjeshta!
Rubrika "Bëje Vetë" solli tre ide praktike për realizimin e dekoreve festive në kushte shtëpie, pa shpenzime të tepërta. Në realizimin e parë me Klaudia Ismaili, treguam si të krijojmë një kurorë zbukuruese që mund të vendoset tek dera e shtëpisë, për të cilën na duhet një bikerinë vezësh e lyer me ngjyrë jeshile, ngjitës, një fjongo dhe topa me ngjyra. Gjithashtu sollëm dhe disa ide tepër origjinale nga dekorimi i kavanozëve deri tek qirinjtë zbukurues me rozmarinë…
-
VIDEO
"Ti nuk do rritesh më", vajza me nanizëm realizon ëndrrën e saj në sirtar
Ardonita Sabedini, një vajzë shtatshkurtër me nanizëm nga Kosova tregoi në emisionin “Rreze Dielli” vështirësitë dhe paragjykimet e njerëzve vetëm pse ajo ishte më e shkurtër se të tjerët, por dhe forcën e brendshme për t’ia dalë në jetë, madje në vitin 2016 ajo është shpallur maturantja më e mirë e vitit në Kosovë dhe në Shqipëri. Ardonita tha se ndeshte shpesh komente si "ti s’do rritesh kurrë". Por sot, Ardonita është duke realizuar ëndrrën e saj të madhe, për t’u bërë stiliste, duke krijuar fustane festive e duke veshur shoqet dhe shokët e saj shtatshkurtër, madje ka stiluar veshje dhe për shumë vajza që janë imazhe publike në Kosovë.
-
VIDEO
Nxënësit shqiptarë më të dobëtit në lexim, matematikë e shkencë? Ja testi "PISA 2022"!
Rezultatet e testit “PISA 2022” e renditën Shqipërinë dhe Kosovën në vendin e fundit duke shënuar performancën më të dobët të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë. Në studion e “Rreze Dielli”, ekspertja e arsimit Sanije Korini, tha se ky rezultat është neglizhencë e nxënësve dhe mësuesve, ndaj duhet marrë masa që testin e rradhës të rrisin nivelin e performancës. Por realisht sa të përgatitur janë nxënësit shqiptarë për këto testime? Ajo shpjegoi gjithashtu se si ka ndikuar kurrikula e re në sistemin tonë arsimor dhe cilat janë rrugët që duhet të ndiqen për rregullimin e situatës. Po ashtu edhe Kosova ka një rënie të dukshme në testin PISA 2022.
-
VIDEO
Qofte me presh dhe nenexhik në salcë kosi nga zonja Albana
Qofte me presh dhe nenexhik
Përbërësit:
- 2-3 presh
- 2 vezë
- 100 gr miell
- Sodë buke
- Nenexhik
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Për servirje:
- 1 filxhan salcë kosi
- 2 kastraveca turshi
- 1 lgj vaj ulliri
- Majdanoz, Koper
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Pasi kemi grirë mirë preshin e kaurdisim derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. Shtojmë tek preshi kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe e lemë pak të ftohet. Më pas shtojmë vezët dhe miellin e trazuar me sodën e bukës. Shtojmë përsëri pak nenexhik që të mbizotërojë aroma dhe realizojmë qofte rrumbullake, të cilat i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet mund t’i shërbejmë me pak sallatë jeshile ose mund të vendosim në blender pak salcë kosi, kastravec turshi, majdanoz, koper, kripë dhe piper.
-
VIDEO
Bukë e skuqur me vezë nga zonja Albana
Bukë e skuqur me vezë
Përbërësit:
- 4 feta bukë
- 4 vezë të rrahura
- 1 fk qumësht
- Pak kripë
- Djathë të grirë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Fetat e bukës të prera në feta të holla i kalojmë fillimisht në qumësht, më pas në vezë të rrahura me pak kripë dhe i skuqim nga të anët. Sipas dëshirës bukën mund t’a pudrosim dhe me pak djathë kaçkavall para se t’a kalojmë në vezë.
-
VIDEO
Lakër e mbushur me qofte me mish të grirë dhe oriz nga zonja Albana
Lakër e mbushur me qofte me mish të grirë dhe oriz
Përbërësit:
- 1 lakër mesatare
- 450 gr mish i grirë
- 1 kokërr qepë
- 80 gr oriz
- 1-2 thelpinj hudhër
- 1 degë selino
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 5 lgj salcë domate
- Hudhër të shtypur
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
- Pançetë FIX
Përgatitja:
Marrim një lakër të ngjeshur dhe presim majën si kapak më shumë se gjysma. E boshatisim brenda duke i bërë prerje rrethore me thikë dhe më pas diagonale. Bashkojmë në një tas të madh mishin e grirë, qepën dhe selinonë e grirë imët, vajin e ullirit, orizin, hudhrën, kripën, piperin e zi dhe specin e kuq pluhur. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte rrumbullake në madhësi mesatare. I vendosim qoftet në brendësi të lakrës. Ndërkohë përgatisim një salcë duke vendosur në zjarr 5 lugë salcë domate me hudhër të shtypur, kripë, piper dhe erëza aromatizuese sipas dëshirës. E shtojmë salcën tek lakra sipër qofteve, i mbulojmë me pançetë dhe vendosim kapakun e lakrës. E vendosim lakrën e mbushur në një tavë, e mbulojmë me letër pjekje të lagur dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 90 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 8 dhjetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga buxheti miratohet për 7 minuta mazhoranca ndëshkon opozitën te PS mbledh sot Kongresin e jashtëzakonshëm e deri tek antikomunisti.
-
VIDEO
8 dhjetori i Rinisë apo i Kongresit? (7 dhjetor 2023)
8 dhjetori i ‘90 dhe 8 dhjetori sot është analizuar këtë mbrëmje në emisionin "Frontline" në Report TV me gazetaren Marsela Karapanço, ndërsa të ftuar ishin Dash Sula, Lavdrim Krashi, Blendi Gonxhe dhe Leonard Olli
-
VIDEO
Deputeti socialist, Krashi: Shumë studentë të dhjetorit e kanë gjetur veten në PS, një pjesë i çoi presioni në PD
“8 dhjetori është një nga datat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Shërbimi i studentëve të dhjetorit ndaj demokracisë i rëndësishëm”.
-
VIDEO
Demokratët të përçarë në 8 dhjetor, Dash Sula: Politika ka ardhur drejt degradimit! Kulti i individit, problem kyç
Edhe ky 8 dhjetor i gjen demokratët të ndarë. Deputeti i opozitës Dash Sula në emisionin “Frontline” në Report TV me gazetaren Marsela Karapanço tha se politika në vendin tonë në vend që të përmirësohej ka ardhur drejt degradimit. Një prej problemeve kryesore sipas tij është kulti i individit.
-
VIDEO
Leonard Olli: Në 30 vite nuk mundëm të ndërtonim shtetin e së drejtës, fajin e ka politika
Gazetari Leonard Olli i ftuar në “Frontline” në Report TV me Marsela Karapançon deklaroi se në këto 30 vite politika shqiptare ka dështuar të ndërtojë shtetin e së drejtës.
-
VIDEO
8 dhjetori, Genc Burimi: Fitorja më e madhe e vendit tonë, liria e fjalës! Gonxhja: Sot jemi shumë më lart se çfarë imagjinonim të ishim
Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Protestat vijuan dhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët rrëzuan përfundimisht sistemin komunist