• VIDEO

    'Babit i jam falenderues për gjithçka' Çfarë shkruante vajza 14 vjeçare në Shkup para se të rrëmbehej dhe vritej, mes të dyshuarve edhe i ati

    Gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Emine Ismail zbulon për Report Tv detaje të reja nga krimi që tronditi Shkupin. 

  • VIDEO

    Vetëdeklarimi i policëve që kanë përdorur ‘sky’ dhe Encro Chat’, zv.ministri: Përfundon në 15 janar! Dervishi: Të përfshirë efektivë të rangut të lartë (5 dhjetor 2023)

    I ftuar në studion e Report Tv, gazetari Ferdinand Dervishi e konsideroi nismën si një harxhim kohe pasi sipas tij, asnjë prej efektivëve që mund ta ketë përdorur nuk do e tregojë diçka të tillë.  

    • VIDEO

      Zjarri i ndezur nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend, zv.ministri i Brendshëm zbulon hapat e mëtejshëm të prokurorisë

      Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hoda në një lidhje skype për emisionin “Përballje” në Report Tv, ka folur edhe për rastin e zjarrit të ndezur nga Rithemelimi në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e ditës së hënë (4 dhjetor).

    • VIDEO

      Altin Joka: Konsumoni këta antibiotikë natyral që shkatërrojnë infeksionet dhe rrisin imunitetin

      Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e dimrit dhe sigurisht moti i ftohtë sjell viroza të ndryshme dhe një ulje të imunitetit. Me nutricionistin e njohur Altin Joka, tregojmë pse në dimër bie sistemi ynë imunitar dhe si funksionon ky sistem, cilat janë rrugët natyropatike dhe ushqimet që përforcojnë sistemin tonë imunitar? Po ushqimet apo gabimet në stilin e jetesës që e dobësojnë atë? Ka njerëz që zgjedhin të forcojnë imunitetin tani në dimër duke shtuar në dietën e tyre suplemente të vitaminës C, a është kjo një zgjidhje dhe a rritet imuniteti me suplemente? Në studion e 'Rreze Dielli' nutricionisti Joka tregon një listë me ushqime, çajra dhe bimë të cilat janë antibiotikë të mrekullueshëm natyral për organizmin tonë.

    • VIDEO

      Altin Joka: Antibiotikët po ju vrasin, e tmerrshme çfarë i ndodh trupit nga përdorimi i tyre!

      Sipas studimeve, 70 përqind e njerëzve përdorin antibiotikë në shërimin e sëmundjeve, cilat janë efektet negative të përdorimit të antibiotikëve dhe çfarë ndikimi kanë në sistemin tonë imunitar? Ka njerëz që zgjedhin të forcojnë imunitetin tani në dimër duke shtuar në dietën e tyre suplemente të vitaminës C, a është kjo një zgjidhje dhe a rritet imuniteti me suplemente? Si veprojnë antibiotikët farmaceutik në organizmin tonë dhe cilat janë pasojat afatgjata që lënë në shëndetin tonë? Çfarë janë antibiotikët natyral, ku i gjejmë dhe ku ndryshojnë nga antibiotikët e krijuar në laborator? A janë efektive dhe për cilat sëmundje shërbejnë? Përgjigjen e të gjitha këtyre pyetjeve i marrin në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i mjekësisë holistike Altin Joka.

    • VIDEO

      'Javë dinamike! Kujdes në bisedime dhe takime pune' /Horoskopi javor nga astrologu Jorgo Pulla

      Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 4-10 dhjetor 2023.

      Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë me shumë zhvillime ku ndikimet planetare nuk do të mungojnë, sidomos në shenjat e zjarrit. Pak vëmendje dhe kujdes duhet në fillim të javës në lidhje me disa biseda, takime apo vendime të rëndësishme. Është koha për reflektim dhe për të zgjidhur çdo problem nga e kaluara! Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.

    • VIDEO

      Përvëlak i ardhur me djathë të thërrmuar nga zonja Albana

      Përvëlak i ardhur me djathë të thërrmuar

      Përbërësit:

      • 3-4 gota miell
      • 1/2 lgj maja
      • 1 kokërr vezë
      • 1 filxhan qumësht
      • 2 lgj gjalpë
      • Pak kripë
      • Djathë i thërrmuar

      Përgatitja:

      Nga sasia e miellit marrim më pak se gjysma (rreth 40%) dhe zëmë brumin me maja, ujë e kripë, duke e bërë brumin pak më të fortë se ai i petullave. E lëmë në një vend të ngrohtë që të vijë. Në pjesën tjetër të miellit hapim një gropë në mes, hedhim majanë e ardhur, vezën, kripën, pak gjalpë, qumësht dhe zëmë brumin e butë të byrekut. E lëmë përsëri në vend të ngrohtë që të vijë. Më pas brumin e ndajmë në 2 pjesë, gjysmën e shtrojmë në petë në tavë të lyer me lyrë, vendosim një shtresë me djathë të thërrmuar dhe sipër hedhim pjesën tjetër të brumit duke e bërë në formë cilindrike si petës rripa-rripa dhe duke filluar nga mesi e vendosim në formë rrumbullake për të mbuluar mbushjen. E mbulojmë me një pecetë, e lëmë pak të qëndrojë dhe më pas e vendosim të piqet në furrë të parangrohur.

    • VIDEO

      Thjerrëza të kuqe me perime nga zonja Albana

      Thjerrëza të kuqe me perime

      Përbërësit:

      • 2 fç thjerrëza të kuqe
      • 1 qepë
      • 1 karrotë
      • 1 spec i kuq
      • 2 thelpinj hudhër
      • 1 degë selino
      • 2 gjethe dafine
      • 1 lgj salcë domate
      • 3 lgj vaj ulliri
      • 1 lgj gjalpë
      • Buljon perimesh / ujë
      • Piper i kuq i ëmbël
      • Spec djegës
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Shpëlajmë thjerrëzat, i lëmë në ujë për 2 orë dhe më pas i vendosim të ziejnë. Në një tenxhere kaurdisim qepën me yndyrë dhe hudhrën me pak kripë. Shtojmë karrotën dhe selinonë e grirë hollë dhe pas 5 minutave specin e kuq të prerë në kubikë, shtojmë salcen e domates, dafinën dhe masën e buljonit. Rregullojmë shijen dhe e frulojmë supën të cilën e servirim me pak gjalpë të tretur me specin e kuq pluhur.

    • VIDEO

      Tavë me perime, vezë dhe kos në furrë nga zonja Albana

      Tavë me perime, vezë dhe kos në furrë

      Përbërësit:

      • 1 kokë brokoli
      • 1 lgj gjalpë i tretur
      • 2 patate
      • 2 karrota
      • 150 gr proshutë
      • 3 kokrra vezë
      • 1 fç kos
      • 1 fç djathë i butë i grirë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Ziejmë brokolin pasi e kemi larë dhe ndarë në lule. Në një tavë të lyer me gjalpë vendosim brokolin, karrotat, patatet e prera hollë. Proshutën të prerë në fije e përzejmë me vezët e rrahura me kos dhe me erëza. E hedhim këtë masë mbi perimet, e spërkasim me djathë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 5 dhjetor 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga tym e zjarr në Kuvend opozita bllokon seancën te "droga shqiptare po mbërrin në Itali falë politikës" e deri tek pse nuk e arreston SPAK Berishën.

    • VIDEO

      Tymi i politikës, Xhaferaj: E vetmja zgjedhje (5 Dhjetor 2023)

      Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe deputeti i opozitës Ferdinand Xhaferaj u vunë përballë në emisionin "5Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv për të diskutuar për kaosin e Rithemelimit në Kuvend dhe 8 kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

      • VIDEO

        Rishkrimi i historisë/ Milo: Nuk ka përmbysje, por ndriçim me dokumente të reja

        Ish-ministri i Jashtëm, historiani Paskal Milo ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ku foli për rishkrimin e historisë së vendit tonë. Në çfarë stadi është ky proces dhe për çfarë është i nevojshëm?

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv