SHKODER-Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg vetëm 5 nga 9 të arrestuarit për trafik të klandestinëve nga Shqipëria në Angli dhe në SHBA për 8-12 mijë euro. Avokatët kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie me argumentin se nuk kanë qenë të dënuar më parë, por në fund gjykata ka në burg kokën e grupit Gazmend Garupi dhe 4 bashkëpunëtorë të tjerë. Ndërsa për 4 të tjerët hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë, një në arrest shtëpie dhe 3 në detyrim paraqitje. Theksojmë se dy persona janë shpallur në kërkim.
Report Tv sjell pamjet nga momenti kur të arrestuarit u futën në gjykatë. Masa e sigurisë zgjati 5 orë, ndërsa jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë familjarët e personave të arrestuar. Grupi kriminal u godit dy ditë më parë, pasi u dokumentua me prova se trafikonte emigrantët përmes falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit të vendeve të BE.
Grupi kriminal realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë për t’u pajisur me dokumente, ndërsa më pas i shoqëronin deri në destinacionin final. Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë – Angli – SHBA. Grupit kriminal iu sekuestrua edhe një laborator që përdorej për falsifikimin e dokumenteve.
MASAT E SIGURISE
Arrest me burg
Gazmend Garupi, organizator
Sotiraq Antoni
Haxhi Ramadani
Pllumb Pali
Nikolla Mano
Arrest shtëpie
Bledjan Ramadani
Detyrim paraqitje
Eduart Shima
Tonin Shtjefni
Shpëtim Kiri