ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari, 90% e dosjeve tej afateve ligjore: Shkelje të rënda disiplinore

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari,  90% e dosjeve tej afateve ligjore: Shkelje të rënda disiplinore

Gjyqtarja Arta Llazari (majtas)

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtares Arta Llazari të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pas 11 ankesave për mosrespektim të afateve procedurale dhe neglizhencë në detyrë. Hetimi ka zbuluar vonesa të pajustifikueshme në shqyrtimin e çështjeve, ku në disa raste mungojnë veprime për më shumë se tre vite.

Sipas raportit,  rreth 64% e cështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjestim pasurie.)

Ndërsa vonesa të konsiderueshme janë konstatuar edhe në urdhërat e mbrojtjes, ekzekutimet dhe masat e sigurimit. ILD e cilëson këtë si një “shkelje shumë të rëndë disiplinore” dhe propozon shkarkimin e gjyqtares nga detyra.

Shkeljet e Gjyqtares Llazari 
1-Veprimet e magjistrates janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. 
2-Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
3-   Vonesat në mosvënien në lëvizje të gjykimit dhe të arsyetimit të vendimeve gjyqësore nuk justifikohen nga shkaqe të arsyeshme personale, shëndetësore, familjare, të cilat janë të lidhura direkt me magjistratin.

Mw 13 shkurt gjyqtarja Arta Llazari e Gjykatës së Shkodrës u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa dy çështje të gjykuara prej saj u dërguan për procedim disiplinorë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Arta Llazari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ushtron funksionin prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ajo ka punuar edhe si këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i ILD-së: 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates A.Ll., gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, bazuar në 11 ankesa për mospërmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Dhe gjithashtu gjatë hetimit janë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat I janë shtuar hetimit të nisur.

Hetimi i inspektorëve të ILD-së ka konkluduar se: 
•    Nga ana e magjistrates subjekt hetimi disiplinor janë ndërmarrë veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo llogjike, e në mënyrë të vazhdueshme, cka është thuajse e barabartë me mungesën e drejtësisë. 

Ndër konstatimet raportit: 
-    Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. 
-    Rreth 64% e cështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjestim pasurie.)
-    Vonesa të ngjashme janë evidentuar në urdhëra ekzekutimi (78% e cështjeve në 2023); lëshim i urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes/vërtetim urdhëri (deri në 60% e vendimeve tej afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit për vitin 2023); për kërkesa penale kryesisht ankim ndaj vendimit të mosfillimit të prokurorit (85% e vendimeve në vitin 2023, të padorëzuara); për kërkesa penale “masa sigurimi” ku përfshihen edhe vendime lejim/vleftësim përgjimi/kontrolli, tej afatit ligjor të arseytimit/dorëzimit janë 6%  e vendimeve për vitin 2021, 16% për vitin 2022 dhe 66% për vitin 2023. Vendimet e padorëzuara në vitin 2023 janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor. 
•    Veprimet e magjistrates janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. 
•    Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
•    Vonesat në mosvënien në lëvizje të gjykimit dhe të arsyetimit të vendimeve gjyqësore nuk justifikohen nga shkaqe të arsyeshme personale, shëndetësore, familjare, të cilat janë të lidhura direkt me magjistratin.

Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin”.  
ILD i propozon Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për magjistraten A. Ll., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 27/02/2025 14:08

    Duke pasur besim ne drejtesine shqiptare dhe ILD, ne kthjellesine e marrjes se vendimeve te tilla duhet reflektuar perpara, neso kjo funksionare Super e pergatitur gjate ketyre viteve a ka: - manifestuar kete gjendje te mosfunkisonimit te makines se drejtesise? A eshte degjuar dhe cfare i eshte ofruar ne ndihme per te zgjidhur kete situtate, nga ata te cilet duhet t'i jene ndihme dhe jo "shkop nder rrota"? - ne proceset civile, a i eshte njohur gjykateses aftesia ne kalimin nga akti ordiner ne ate me te thjeshte, per ta lehtesuar? Nese jo, pse? - kushdo qe gjendet ne pozicione te tilla nuk duhet te harroje qe "rrota e drejtesise duhet te sillet ngadale, ne menyre qe te bluaje imet". Ngadalesia jo gjithmone eshte tregues paaftesie! - asgje dhe askush nuk duhet justifikuar per shkaqe te paqena, e aq me pak drejtesia dhe ndershmeria. Por gjithmone ka masa paraprake perpare denimeve, te cilat duhet te korrigjojne dhe jo denigrojne personazhet ne menyre qe te vijoje me e mira per individin dhe shoqerine. Perseris, drejtesia ka qellim te zgjidhe dhe te jape vendime e jo duke groposur me te mirat e shoqerise shqiptare. Vete "Dekalogu i Strasburgut" ka qellim uljen e afateve nen 3vjet te vonesave, ndaj ashtu si gjitha shoqerite europiane edhe Shqiperia po deshmon se Drejtesia Shqiptare po evoluon, ndaj duhen marre masa permiresimi, ndihme dhe duhet konsideruar kjo figure si nje tregues i pa precedent i dobesise dhe mosfunksionimit qe tregon se kemi shuem rruge perpara.

    Përgjigju
  • Luigj Gjonej: 20/02/2025 21:04

    Gjyqtarja Arta njihet shume mire ne Shkoder per Aftesite e saja profesionale ne dheniet shembullore te vendimeve gjygjesore ne vite.Arsimi i saje i plote gjithmon me resultate te mira ka krijuar profilin e nje gjygjtarje konseguente dhe te pa komprometushme.KLGJ ne vendimin e saj duhet te thellohet ne punen gjygjtares ne vite….ne ndershmerine e sjelljet e saja ne shoqeri mendoj se jane shembullore .Te shihet dhe kushtet familjare qe ka patur Keto vite .Ka pase vdekjen babes operazione te nanes….!Familja e saj asht nje familje e nderuar ne Shkoder,shkarkimi me duket mase l’estremo.

    Përgjigju
  • Per: 19/02/2025 12:13

    Gjyqtarja me e mire qe ka shkodra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Përplasja me armë në gusht në Bushat, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Sakicën e Troshanin

Përplasja me armë në gusht në Bushat, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Sakicën e Troshanin