9 muaj në detyrë, kryeprokurorja Arta Marku rikthehet për raportim në Kuvend

9 muaj në detyrë, kryeprokurorja Arta Marku rikthehet për raportim në Kuvend

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku

TIRANË- 9 muaj pasi në Kuvend u ndezën flakadanët e opozitës kundër zgjedhjes së Arta Markut në krye të prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurorja do të rikthehet në Kuvend. Për 60 minuta, kryeprokurorja Marku do të raportojë për gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2017 para deputetëve.

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, thuhet se:

“Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017 (pdf) ( neni 103, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Shprehet titullari i institucionit – deri në 60 minuta Shprehen komisionet: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare Pyetje Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë.”

Kalendari i punimeve të Kuvendit

Kryeprokurorja Arta Marku, u zgjodh në detyrë më 18 dhjetor 2017 vetëm me votat e mazhorancës, pas përfundimit të mandatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, sot nën hetim dhe me një vendodhje ende të paditur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • llesh perlleshi: 19/09/2018 16:10

    shpellarja kryeprokurore fundi i botes.....

    Përgjigju
  • erma: 19/09/2018 13:45

    Adriatikja Llalla dul n skene me ne fund me heshtjen e saj fuqiplote!!! klo qe do bente namin me arrestime...

    Përgjigju
  • agim: 19/09/2018 13:22

    Ska pse shkon Arta aty !!. Nuk eshte vendi me gri sallate aty-. Ajo vetem ka nxeh nje karrike tani e 9 muaj. Rroge e diete i ka marre kot ne kurriz te shqiptarve. Po te isha ne vendin e deputetve te ndershem sapo Arta Marku te futet mbrenda deputetet duhet te dalin jashte,duke thirrur erdhi genjeshtarja.

    Përgjigju
  • Fredi: 19/09/2018 13:10

    Cfare do raportoje kjo qe po fle me keq se Llalla? Sesi mban ende ne detyre prokurorin e bandes se Durresit qe masakruan avokatin? Avoksti huk flet se kur shteti huk merr masa atehere kush do e mbroje? Akuzat e tij ishin te renda. Cfare do raportoje Marku? Sesi shpartalloi grupin e prokuroreve te Tahirit, apo si shpartalloi grupin e prokuroreve Shullazi? Do raportoje per ceshtjen Babale? As mish dhe as peshk, asnjeri i akuzuar, qofte per mashtrim, apo qofte per shperdorim detyre. Apo do raportoje sesi nxorren te lire mashtruesin e Gulf? Apo si vdiq i izoluar shoferi i droges qe ne qershor dhe u raportua ne Shtator? Cfare do fliste ai? Cilit te pushtetshem do implikonte? Kujt i intereson opozita? Asnjerit perpara krimit qe ka pushtuar rruget. Te gjithe jane me precendente penale dhe te liruar nga para kohe. Apo do flase per pretencen 2.6 vjet te ish gjyqtarit Miri qe i kthyen mbrapsht 300 milione leke qe ju gjenden ne shtepi. Ke ka hetuar Arta Marku nga peshqit e medhenj? Ekstradimi i Nazar Seitit ishte skandal, prokurpria e quan shkelje administrative dhe kush? Vete organi i akuzes. Largohu Arta Marku se je bere turpi i vetes dhe i shqiptareve. Nuk ndryshon fare nga Llalla. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës