Videoja në të cilën paraqitet një gazetare e BBC teksa mundohet të raportojë dhe “ndërpritet” në mënyrën më të ëmbël nga e bija po “pushton” zemrat shikuesve në internet.
Kjo është Anna Holligan, një supermama dhe një korrespondente e BBC në Holandë, e cila teksa raporton lidhur me zhvillimet e fundit e “Eurovision”, zëri i ëmbël i vogëlushes së saj e “ndërpret” duke u munduar t’i tërheqë vëmendjen.
Gjatë videos së publikuar nga gazetarja e BBC, ajo i kërkon vajzës së saj të shtrihet në karrocë me qëllim që të mos e kapi kamera dhe të bëjë qetësi në mënyrë që të përfundonte raportimin. Por vogëlushja është munduar me çdo mënyrë t’i “ndërpresë” raportimin edhe duke e thirrur pa ndalim “Mami, Mami”.
“Zemër, shtrihu dhe bisedo me Elsan, nuk do të zgjasë shumë”, i thotë gazetarja vogëlushes së saj.
Në rrjetin social të Anna Holligan, komentet interesante dhe suportuese të njerëzve nuk kanë fund!
“Kujt i intereson për ‘Eurovisionin’, i jepni vogëlushes një program të tërë televiziv”, shkruan një komentues poshtë videos.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
76.6%
-
Jo
16.8%
-
Ndoshta
6.6%
Vota total: 197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I zhdukur prej ditësh, prezantuesi i BBC gjendet i vdekur në ishullin grek
9 Qershor, 10:21
-
Gazetari i BBC 3 ditë i zhdukur, kërkime me dron e helikopter
7 Qershor, 17:14
-
Mbrojtën protestuesin e molotovit që u rrezikoi jetën dhe sulmuan gazetarët! Operatorët e mediave bojkot në bllok përfaqësuesve të Rithemelimit
1 Qershor, 13:11
-
Gazetarët e larguar nga RTSH takojnë deputeten Zhupa: Alfred Peza na shkarkoi se s’iu nënshtruam
17 Maj, 13:22
-
Dom Gjergj Meta: Mungesa e narrativës së besueshme në kronikën e zezë
12 Shkurt, 21:56
-
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër Qeverinë për ndryshimet në projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave
1 Shkurt, 15:25
-
Rusia i zgjat paraburgimin gazetares së REL-it, ja për çfarë akuzohet
1 Shkurt, 14:30
-
U akuzua se po përhap dezinformacion për ushtrinë e Moskës, gazetarja prej 100 ditësh në burgun rus: Gjithçka po bëhet e padurueshme
25 Janar, 13:37
-
VIDEO/ Rrëfimi drithërues i gazetares të CNN: Jam me kancer në fazën e tretë
9 Janar, 14:55
-
Analiza e BBC: Viti 2023, i pakëndshëm për Perëndimin! Ka ndryshuar ekuilibri i fuqive
30 Dhjetor 2023, 18:48
-
BBC përballet me një hetim penal për pretendimet se fshehu dokumente të Princeshës Diana të lidhura me skandalin e Bashirit
17 Dhjetor 2023, 12:10
-
BBC: Kukësi qyteti i parë i nominuar për çmimin Nobel po përdor historinë e tij për të joshur turistët
8 Dhjetor 2023, 15:25