POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

A u bëte gati për plazh? Zbuloni disa teknika se si të zgjasni nxirjen nga dielli

Foto ilustruese

Çdo individ ka filluar pushimet verore, dhe plazhet janë mbushur plot me njerëz. Një element që i kushtohet vëmendje, në ditët e plazhit, ka të bëjë më nxirjen e trupit.

Të shumtë janë ata që nuk duan t’u bjerë lëkura, por të kenë një pamje ngjyrë çokollate.

Por çfarë duhet të bëni që ngjyra t’iu zgjasë sa më shumë?

Rol të rëndësishëm luan ushqimi në ruajtjen për një kohë sa më të gjatë të ngjyrës çokollatë.

Sigurisht që mbretërit e tryezës janë produktet e detit, por janë të tjera ushqime ato që ju ndihmojnë të keni një nxirje perfekte këtë verë.

Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe të njëtrajtshme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura.

Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi, në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kafe dhe lëng limoni.

Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, masazhoni lëkurën të lagur paraprakisht, me scrubin e mësipërm.

Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës. Sa më shumë të qëndrojë në diell, aq më shumë do të nxhihem.

Kjo s’është aspak e vërtetë, pasi jo vetëm që nuk do të keni rezulatin e dëshiruar që në këtë rast është nga e nxira në të kuqe, por rrisni mundësinë për të patur njolla kafe, akne dhe djegie të shkallës së parë e të dytë.

Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12:00-16:00.

Përdorni krem dielli dhe jo vajra natyralë.

a.de.
Komento