POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Acari pushton Europën/ 12 persona humbin jetën, qindra turistë bllokohen në resortet e skive

Shkon në 12 numri personave të vdekur nga moti i acartë në disa shtete të Europës ndërsa me qindra persona janë bllokuar nga bora e dendur në disa resorte turistike ku bëhet ski.

Autoritetet norvegjeze vijojnë kërkimet për trupat e 4 skiatorëve të zhdukur prej fundjavës së shkuarës për të cilët besohet se janë zënë nga një ortek dëbore. Viktima nga moti i keq janë shënuar edhe Zvicër, Austri dhe Gjermani.

Agjencitë metereologjike kanë dhënë alarmin duke paralajmëruar më shumë reshje dëbore në ditët në vijim e si pasojë shtimin e rreziqeve nga ortekët.

Në Austri me qindra banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre si pasojë e bllokimit të rrugëve ndërkohë disa rajone kanë mbetur edhe pa energji elektrike pasi janë dëmtuar linjat e korentit.

Po ashtu në disa rajone të Austrisë shkollat janë të mbyllura për të dytën ditë. Në jug dhe lindje të Gjermanisë priten reshje të reja dëbore ndërsa në veri të vendit erë e fortë e shoqëruar me acar.

ke.mu./r.k.
Komento