Kuçovë, makina me targa greke përplas 'Benzin', një nga pesë të plagosurit drejt Tiranës

Kuçovë, makina me targa greke përplas 'Benzin', një nga pesë të plagosurit drejt Tiranës

Aksidenti i ndodhur në Kuçovë

Kuçovë- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, ku një mjet me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues 53-vjeçarin me iniciale B.T.. 

Si pasojë e aksidentit, dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët që ndodheshin në makinën me targa greke mbeten të lënduar por jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje më të rëndë është drejtuesi i mjetit me targa greke, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Berat

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drentues shtetasin B.T, 53 vjeç . 

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit..

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD