Aksidenti fatal në Ekuador, humbin jetën 12 tifozë të Barcelona SC (Video)

Aksidenti fatal në Ekuador, humbin jetën 12 tifozë të Barcelona SC (Video)

Pamje nga aksidenti i ndodhur në Ekuador

Ekuador- 12 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën nga aksidenti që pësoi autobusi që transportonte tifozët e Barcelona SC, klubi më i futbollit më i famshëm në Ekuador.

Autobuzi po shkonte nga qyteti jugor i Cuencës në qytetin bregdetar të Guayaquil, ​​pas një ndeshje të luajur.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Barcelona Sporting Club, Jose Francisco Cevallos, me anë të një postimi në Twitter.

Me shumë dhimbje mësuam se autobusi që transportonte tifozët tanë ka pësuar aksident. Ngushëllime familjarëve.

Jose Francisco Cevallos

Sipas mediave vendase, një zjarrfikës është shprehur se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i shoferit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)