Policia në aksion pas masakrës së Selenicës, sekuestron armë zjarri në Vlorë dhe Sarandë

Policia në aksion pas masakrës së Selenicës, sekuestron armë zjarri në Vlorë dhe Sarandë

Pistoleta e sekuestruar

Pas masakrës me tetë të vdekur në Resulaj të Selenicës, policia ka ushtruar kontrolle me qëllim evidentimin, kapjen dhe ndalimin e personave që posedojnë armë zjarri pa leje në Qarkun e Vlorës. Gjatë 24 orëve të fundit janë ushtruar kontrolle, në ambjente të hapura, kontrolle ndaj automjeteve dhe personave që dyshohet se mund të posedonin apo qarkullonin me armë, si dhe në lokale e banesa.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, ditën e sotme, Policia e Vlorës, ka evidentuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin, Orgest.A., 19 vjeç, banues në Vlorë. U krye arrestimi i tij pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip Zastava, pa leje. 

Arma e zjarrit, pistoletë Zastava

Ndërsa një tjetër rast u konstatua ditën e djeshme nga Policia e Sarandës në lagjen “Nr.1”, ku gjatë kontrollit në ambjentet e një lokali u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 3 gramë kanabis dhe u arrestua shtetasi B.M., 38 vjeç, banues në Tepelenë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Policia e Vlorës do vijojë kontrollet për të evidentuar e goditur çdo rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu fton të gjithë ata që kanë informacion lidhur me veprimtaritë e kundraligjshme, të telefonojnë në numrin 0694110242 ose 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm për goditjen e çdo paligjshmërie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 14/08/2018 02:36

    Kujtojani ta lexojne Sali Berisha me pasuesit e tij cfare do te thote te armatosesh popullaten?! Kujtojani se me armet e '97-es jane masakruar mbi 5000 qytetar ne menyre te perafert...

    Përgjigju
  • Fredi: 13/08/2018 23:18

    Nuk behet kjo pune me fushata, por me strategji dhe ligj te rrepte. Denimi per armbajtje pa leje te jete fiks 10 vite, pa te drejte ambustie ose ulje denimi. Keshtu me fushata eshte njelloj si shitesit e rrugeve qe dalin serish sa largohet policia bashkiake.

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/08/2018 18:03

    Bravo policisë! Dërrmojini gjith minjtë e há leve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta