Denoncimi i PD/ Salianji: Udhëtove 25 herë me trafikantin! Balla: Të hënën padi në gjykatë

TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nën hetim për rastin Babale nga prokuroria e Krimeve të Rënda ditën e sotme përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla se ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me makinën e tij, por edhe me charter në disa vende me Edmond Begon, i dënuar më parë në Itali për disa vepra penale, mes tyre trafik droge. Salianji kërkoi nga Balla që të japë shpjegime se kush i financoi këto udhëtime.

Sot PD do të paraqesë fakte të tjera që tregojnë lidhjen e Taulant Ballës me trafikantin e drogës. Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, rezulton se: Taulant Balla ka udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me Edmond Begon. Ka udhëtuar me trafikantin shpesh herë më të njëjtën makinë me makinën e Ballës. Taulant Balla rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit me Begon me të njëjtin avion në disa vende. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar 14 herë bashkë. Të dhënat janë të siguruara nga sistemi TIMS

Një udhëtim me charter kushton 30 mijë euro, janë 600 mijë euro udhëtime me charter. A janë financuar udhëtimet me financime të paligjshme dhe kush i ka paguar paratë, dhe nëse ka paguar vetë cili është burimi, nëse janë dhuratë, cili është? Këtyre pyetjeve Balla nuk u shpëton dot. Sot mund të ndihen të sigurte nga prokuroria dhe gjykata, por dita kur do të bëhet drejtësia për ata nuk është e largët.

Ervin Salianji

Pas akuzave nga Salianji ka reaguar menjëherë kryetari i grupit të PS, Balla që paralajmëron se ditën e hënë do të padisë deputetin e PD në gjykatë për shpifje ndaj tij.

Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!

Taulant Balla

Balla me ironi falënderon Salianjin që ‘po vijon te kontribosh për Fondin e Edukimit’. Bazuar te nisma e re e PS, paketa antishpifje, paratë që socialistët do të fitojnë nga gjyqet e shpifjes, do të grumbullohen në Partinë Socialiste ku do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje, i cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës ligjore kundër Shpifjes.
 

Por kush është Edmond Bego?
Biznesmeni u kthye në qendër të vëmendjes dhe akuzave nga opozita gjatë verës, pasi në muajin gusht u ndalua nga autoritetet greke teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, për llogari të shtetit italian.

Por pas verifikimeve në datë 22 gusht, ai u la i lirë, pasi Interpol Roma i dërgoi një letër Interpol Athinës për të vërtetuar se shqiptari Edmond Bego nuk kishte asnjë çështje të hapur në shtetin italian. Në dokument specifikohej qartë se biznesmeni shqiptar nuk ishte në kërkim nga asnjë agjenci italiane.

Edmond Bego rezulton se ka kryer dënimin e shtetit italian për akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë, në Shqipëri.

Ai u arrestua në vendin tonë në vitin 2009 dhe në 15 shtator 2010, gjyqtari i Gjykatës së larë Fatos Lulo vendosi ta dënojë me 4 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë që gjatë verës në kulmin e akuzave nga opozita, Balla pranoi se ka njohje me biznesmenin Bego, por shtoi se nuk i kishte ofruar asnjë mburojë politike.

‘’Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, nxënës shembullorë. Ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë politike dhe përgjigjen më të mirë e ka dhënë policia e shtetit. Ky skenar është thjesht një pjesë e Babales 3” deklaronte Balla dy muaj më parë, ndërsa sot akuzat nga PD janë rikthyer sërish.

DEKLARATA E PLOTE E DEPUTETIT ERVIN SALIANJI
Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit është realiteti që sheh sot çdo shqiptar.

Edi Rama, i vetmi Kryeministër në botë që për të mbrojtur krimin e organizuar, njoftoi dje ngritjen e Departamentit Antishpifje, duhet të ketë të qartë se nuk ka Department, prokurori e gjykatë, që mbulon lidhjen e tij, ministrave e deputetëve të tij, me eksponentët e krimit të organizuar.

Është fakt që Taulant Balla, numri dy i Partisë Socialiste, ka lidhje me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Edmond Bega, i dënuar me 21 vjet burg në Itali.

Është fakt që Taulant Balla, ende nuk ka dhënë sqarime se çfarë e lidh me trafikantin e rrezikshëm të drogës, si e krijoi miqësinë me të.

Është fakt që Taulant Balla nuk dha asnjë sqarim sesi miku i tij trafikant, nga anëtar i Bandën së Lushnjes, u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm.

Është fakt që miku trafikant i Taulant Ballës ka përfituar të paktën 14 milion euro në 3 procedura prokurimi, leje e licence minerare, në zonën elektorale të Taulant Ballës, edhe pse ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga personat e dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar.

Sot Partia Demokratike do të paraqesë fakte të tjera që tregojnë lidhjen e fortë të numrit dy të Partisë Socialiste dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me trafikantin e rrezikshëm të drogës.

Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:

1)    Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.

2)    Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.

3)    Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.

Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega.

Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro. Pra janë minimalisht 600 mijë euro udhëtime me CHARTER, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi.

Është fakt se qytetarët shqiptarë, në shumicën dërrmuese të tyre, nuk sigurojnë dot ushqimin për fëmijët e tyre, nuk sigurojnë dot librit për shkollimin e fëmijëve.

Por Taulanti nga Librazhdi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përdor CHARTER për udhëtime jashtë vendit, me vlerë minimalisht 600 mijë euro për 18 udhëtime.

Edi Rama, Taulant Balla dhe Departamenti i Shpifsëve në PS, duhet të japin sot sqarime:

·      Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me CHARTER plot 18 herë?

·      A janë financuar udhëtimet e tij me CHARTER nga burime të paligjshme?

·      Kush i ka paguar paratë për fluturimin me CHARTER të Taulant Ballës?

·      Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave?

·      Nëse i ka përfituar si dhuratë, kush është dhuruesi? A lejohet nga ligji përfitimi i dhuratave me këtë vlerë dhe a janë deklaruar ato në ILDKPKI?

Këtyre pyetjeve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk iu shpëtojnë dot.

Ata mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata sot mund të bërtasin “shpifje” sepse nuk ka kush i heton dhe dënon.

Ata mund të përdorin veglat e tyre në prokurori për të shantazhuar qytetarët, opozitën dhe gazetarët.

Por fundi i tyre është i afërt.

Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët. ​

Dokumentat e publikuar nga deputeti Salianji

Dokumentat e publikuar nga Ervin Salianji

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Balla publikon videon: Në 8 dhjetor 2014, u nisëm me avionë për në Bruksel. Pamjet e takimit  me ‘baronët’

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, pas akuzave të deputetit demokrat, Ervin Salianji. Salianji ka akuzuar kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla se ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me makinën e tij, por edhe me charter në disa vende me Edmond Begon, i dënuar më parë në Itali për disa vepra penale, mes tyre trafik droge.

Në videon e postuar nga Balla në Instagram, numri 2 i PS, sqaron se ku ka qenë në ditën për të cilën e akuzon Salianji. Me ironi, Balla shkruan se:

PD publikon “video-skandalin” 8 Dhjetor 2014 ora 12.23: Taulant Balla bashkë me Edi Ramën, Monika Kryemadhin, Evis Kushin dhe “krye-kriminelin” Endri Fuga nisen me avion për në Bruksel. Ja pamjet e takimeve me “baronët” e Parlamentit Europian.

Postimi i plotë në Instagram

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps) on Oct 13, 2018 at 6:52am PDT

Ora 15:14
Salianji-Ballës: Udhëtove me trafikantin! Kushi i del në mbrojtje: Ishim me takime në Bruksel

Pas deklaratës për shtyp të deputetit të PD-së, Ervin Salianji, me anë të një postimi në Facebook, deputetja e PS, Evis Kushi i ka dalë në mbrojtje kolegut të saj, Taulant Balla.

Kushi shkruan se në një nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë ka qenë edhe ajo së bashku me kryeministrin Rama, deputetët Taulant Balla dhe Monika Kryemadhi.

Më 8 Dhjetor 2014 kemi qënë në Bruksel. Nëse iu duhen kemi edhe fotot e takimeve. Prandaj, kjo çmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë.

Evis Kushi, deputete e PS

Taulant Balla, u akuzua nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji se ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me makinën e tij, por edhe me charter në disa vende me Edmond Begon, i dënuar më parë në Itali për disa vepra penale, mes tyre trafik droge. 

POSTIMI I PLOTË:

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 13/10/2018 22:46

    ky bebushi akoma nuk e mbyll gojen apo do nje hu ne b.the q e te mos i dale kurre .Me te do meremi apo i kane lene topin ne porte dhe s di cte beje tani se i ngeli ne dere .E tribluan te tjeret dhe ky debil idiot ape tru ka sa e perpunuan dhe sdi nga te dale .Te pakten te mbylle halene se i dhjet akoma si pushon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat

Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat