AMA parlajmëron mediat: Kujdes
me transmetimin e këtyre eventeve

AMA parlajmëron mediat: Kujdes<br />me transmetimin e këtyre eventeve<br>
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) nëpërmjet një njoftimi zyrtar, i ka përlajmëruar sot të gjithë subjektet ofrues të shërbimeve mediatike audiovizive se Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është mbajtësi i vetëm i të drejtave ekskluzive të transmetimit për territorin e Republikës së Shqipërisë të eventeve sportive “Lojërat Olimpike Dimërore Peyong Chang 2018” dhe “Kampionati Botëror i futbollit, FIFA Ëorld Cup Rusi 2018”.

AMA ka theksuar se transmetimi i këtyre eventeve dhe/ose sekuencave të tyre, gjatë programit të televizioneve të ndryshme, duhet të bëhet vetëm pasi të jetë nënshkruar, më parë, një kontratë, ose marrëveshje me mbajtësin e të drejtave përkatëse të transmetimit.

AMA bën me dije se do të monitorojë vazhdimisht të gjitha transmetimet audiovizive dhe, në rast të mosrespektimit të parashikimeve përkatëse për të drejtat e transmetimit të këtyre eventeve, do të procedojë sipas të gjitha përcaktimeve ligjore dhe atyre nënligjore në fuqi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Makina përmbys, aksidentohet ministri izraelit

FOTO/ Makina përmbys, aksidentohet ministri izraelit