Donald Lu: Tahiri përballë drejtësisë tani si qytetar i zakonshëm ('Lista e zezë' e ambasadorit amerikan)

TIRANE-Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu ka reaguar një ditë pas vendimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të dorëzuar mandatin e deputetit. Donald Lu deklaroi se tashmë Tahiri do të përballet me drejtësinë si një qytetar i zakonshëm, pa imunitet.

Diplomati amerikan u shpreh se askush nuk mundet që të dalë mbi ligjin, ndërsa shtoi se edhe për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla po vijojnë hetimet. Ai kërkoi edhe arrestimin e Balilit të njohur si ‘Escobari i Ballkanit’ dhe të Arbër Çekajt, pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’ ku u gjetën 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Urdhër arresti janë lëshuar edhe për Balilin dhe Arbën Çekajn, ata duhet të kapen. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. OJQ dhe gazetarët duhet të ndihmojnë publikun të kuptojnë pse këta persona janë të rrezikshëm dhe të ngrenë pritshmëritë se së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht.

Ambasadori i SHBA Donald Lu

Në fjalën e tij në aktivitetin për Shoqërinë Civile, Donald Lu tha se falë shkrimeve në media, shumë politikanë me probleme me drejtësinë nuk janë më pjesë e jetës politike në Shqipëri. Ai i listoi duke përmendi disa emra; Elvis Roshi, Afiq Rakipi, Mark Frroku, Shukri Xhelili, Koço Kokëdhima dhe të tjerë.

Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve këta politikanë nuk janë më në kuvend apo bashki. Për reformën në drejtësi, fëmijë, pensionistë dhe njerëz të zakonshëm u mblodhën në 21 korrik për të kërkuar që reforma të miratohet dhe sot OJF po vrojtojnë vettingun dhe institucionet e tjera.

Ambasadori i SHBA Donald Lu

Në fund, ambasadori i SHBA e mbylli fjalën e tij duke deklaruar se Shqipëria mund të ketë të ardhme në BE, vetëm nëse luftohet krimi dhe korrupsioni.

Nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur, në BE, një të ardhme pa trafik droge, në të cilën qytetarët e zakonshëm, nuk mund të kenë më frikë nga korrupsioni dhe krimi. Kjo është e ardhmja që të gjithë shqiptarët meritojnë.

Ambasadori i SHBA Donald Lu

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi dje mandatin e deputetit për t’u hetuar si qytetar i zakonshëm në kuadër të dosjes Habilaj. Emri tjetër që përmendi Lu, ishte edhe Adriatik Llalla që po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale.

Fjala e plote e Ambasadorit te SHBA ne Tirane

Dy vjet më parë, në një konferencë tjetër të Partners Albania thashë:

Shoqëria civile në Shqipëri është e fortë dhe dinamike.

Shoqëria civile drejtohet kryesisht nga gra dhe të rinj me energji, entuziazëm dhe optimizëm.

Dhe, shoqëria civile mund të luajë një rol të rëndësishëm si rojtare kundër korrupsionit.

Kur e thashë këtë, e dija se kishte njerëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta. Ata thanë se shoqëria civile ishte blerë nga socialistët, demokratët apo LSI-ja.

Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në tre vitet e fundit.

Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin.  Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashkitë.

Për reformën në drejtësi, mbaj mend që fëmijë, pensionistë, mësues, drejtues të OJQ-ve dhe njerëz të tjerë të zakonshëm u mblodhën përpara Kuvendit më 21 korrik 2016, në piskun e vapës, për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre ta miratonin këtë reformë. Dhe sot, OJQ-të po vëzhgojnë vetingun dhe krijimin e KLGJ-së, KLP-së, SPAK-ut dhe të BKH-së.

Për zgjedhjet e vitit të shkuar, OJQ-të shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve, por edhe në monitorimin e marrëveshjes së 18 majit, që solli kaq shumë ndryshime të ndërlikuara administrative në javët përpara zgjedhjeve.

Shoqëria civile shqiptare dhe gazetarët duhet të jetë krenare për të gjitha këto gjëra dhe shumë të tjera.  

Por, nuk duhet të bëheni dembelë. Ka ende shumë për t’u bërë. Prandaj kemi punuar me Partners Albania për t’i ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavaruara financiarisht dhe më të suksesshme.

Cila është sfida kryesore sot?  Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj kriminelë.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars.  Urdhëra arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen.

Kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Asnjë nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që Z. Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

OJQ-të dhe gazetarët shqiptarë duhet të punojnë për të ndihmuar publikun të kuptojë pse këta persona janë kaq të rrezikshëm dhe të ngrejnë pritshmëritë se së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht.

Së fundi, nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur.  Një të ardhme në Bashkimin Evropian. Një të ardhme pa trafik droge. Një të ardhme në të cilën qytetarët e zakonshëm nuk kanë më frikë nga korrupsioni apo krimi i organizuar.

Kjo është e ardhmja që të gjithë shqiptarët meritojnë.

Ambasadori Donald Lu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avniu: 04/05/2018 20:49

    Sot ju arrestoni një. Do të përfundojë? Jo! Së pari, infrastruktura në Portin e Durrësit duhet të pastrohet nga njerëzit që ndihmojnë kontrabandistët me infrastrukturën!

    Përgjigju
  • Murjela: 04/05/2018 18:49

    Poooo!Askush nuk eshte mbi ligjin,pervec ....sALIH BERISHES e co dhe ne fund....i dhjeri president...7 perqindshem!Per keta s'ka liste te zeze apo keta jane te bardhe si...katraniBerisha und Meta ara white as a pitch!For them has not a place in the black list or they can't be in the top of your black list, mister ambasador?!!!

    Përgjigju
  • ELA: 04/05/2018 15:35

    Bravo qe u fol me emra por nuk mjafton. Te permendet dhe peshkaqeni.

    Përgjigju
  • Blenard: 04/05/2018 13:08

    Un kete radhe e si gjithmon e falenderoi ambasadorin po mire mo ambasador pse po mundoheni ta beni but but aty e ke ilirin berishen ramen bashen ata na kan cuar ketu ku jemi po mereni me shokrin apo qofte edhe tahiri ne ju jemi mirnjohes se dhe kete qe po behet ne se benim dot por berisha e dim te gjith sa i inkriminuar esht e dim sh mire sa lek ka vjeth like floriri ateher cfar duhet te bejm te mbyllim syt jo mor jo po spam ata te na kthejn leket te kot e kini ne jemi si qener te goditur fusni brenda e merjuni leket ketyre atehere ne reagoin e vertet kemi frik nga keta sepse keta te vrasin jan fuqizuar me parat tone sjemi cju bejm me atyre

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 04/05/2018 12:43

    Turp. Amerika komenton breket e grisura te Shukriut..jo duhet te diskutoj arrestimin e kriminelit Berish.Vrasesit dhe hajdutit Lulzime Basha..te hajdutit me bllok ne dore Metes...kjo duhet te jete Amerika

    Përgjigju
  • Hasan: 04/05/2018 12:42

    Zoti ambasador a ishit Ju që ndërmjetësuat takimin e tahirit me obamën

    Përgjigju
  • Tini: 04/05/2018 12:40

    I nderuar zoti Lu e dini besoj se politikanet kriminel qe moren pushtetin demokratik , krijuan kapitalistet e pare duke grabitur pronat publike ? E dini se po keto politikan krijuan nje sistem drejtesue te varur teresisht nga politika qe te mbronte ata nga abuzimet qe kane bere me pushtetin . Tahiri beri nje veprim te drejte u largua nga parlamenti dhe do mbrohet ne gjykate si qytetar i thjeshte . A eshte epranueshme qe politikan kriminel ,qe jane fajtuar me prova per krimet e tyre si Saliu , Basha , Mediu e klani i tyre akoma llapin ne parlament . Ato duhet te ishin prapa hekurave dhe keshtu te merrte fund pandesgkushmeria . Politika e sitme dhwiptare eshte e kalbur dhe duhet terapi e forte per te hequr kete kancer qe eshte hapur kudo . Shquperia me kete sustem dhe politike eshte shume larg Europes , por au qe duhet vleresuar eshte populli qe ka 27 vjet qe i eshte vrare shoresa dhe besimi per te ardhmen .

    Përgjigju
  • Ilo: 04/05/2018 12:13

    Shqiperia ne BE pa trafik droge i bie qe SHBA te mos trafikohet asnje kile pse talleni me shqiptaret te gjithe e dime mire se trafiku i droges eshte plage e ketij sistemi

    Përgjigju
  • Dea: 04/05/2018 11:51

    Qytetar i lire pas 6 muajsh Zoti ambasador, pasi prishi dhe ndikoi tek deshmitaret dhe provat. Ndoshta te ka shantazhuar dhe ty me ndonje pergjim te paligjshem me Imsi catcher per J.J. Tola se nuk ka mundesi. Po te ishte Balili, Cekaj me imunitet dhe parlamenti te pengonte per 6 muaj arrestimin si do flisje? Mona e tha dje " me arrest " shtepie dhe po doli kjo fjale do te thote qe jeni shantahuar qe te gjithe mga Gramoz Ruci se Tahiri eshte idiot per te lozur skema te tilla.

    Përgjigju
  • Sali topja: 04/05/2018 10:27

    A ha ..ky qenka vetingu me breket e Shukri Xhelilit do mburet vetingu.. Po u quajten keta peshq te medhenj,i bie qe Meta,Basha,Saliu,Rama&co.jan Dinosaur qe rrjeta e vetingut ska per ti kapur kurren e kurres sepse do ta cajn..

    Përgjigju
  • Maks: 04/05/2018 10:24

    Po mor zoti ambasador ti ke te drejt por si spjegohet qe poltikanet e koruptuar lejohen te hyjn dhe te jetojn ne amerik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë