Analisti Roland Lami për Report Tv: 4 ministrat që duhet të heqë Rama, LSI në krizë

Në këtë sesion parlamentar që mbyllet pas 10 ditësh, vlerësohet të mos jetë bërë ndonjë ligj apo reformë e rëndësishme për qytetarët. Analisti Roland Lami thotë për Report TV, se debati politik ka qenë një shfaqje shterpë.

Ato janë thjesht ligje organike të procedurës së përditshme të qeverisjes, por nuk ka një ligj të cilit mund t’i adresojmë një vlerë të caktuar, sic ka pasur në mandatin e parë qeverisës të Partisë Socialiste. Sic ishte ligji për arsimin, shëndetësinë apo administrimin territorial. E parë në këtë këndvështrim më duket më shumë një vit fiktiv në kuptimin e ligjeve të cilët kanë impakt për vendin. Kjo qeveri ka gati një vit që është në pozicion mbrojtës, duke mbrojtur figura brenda qeverisë e partisë. I gjithë debati ka qenë akuzues nga ana e opozitës dhe mbrotjës nga ana e qeverisë. E parë në kuptimin e interesit publik ka qenë një vit legjislature shterpë dhe një shou në akuza mes palëve.

Roland Lami

Po cilët ministra duhet të ndryshojë Rama në shtator, sikundërse ka paralajmëruar?
Unë mendoj se Ministria e Ekonomisë dhe Financave është e para nga e cila varet i gjithë suksesi e rezultatet e një qeverisje. Ndoshta ministria e Shëndetësisë duhet të jetë një dikaster i dytë, ministria e Rendit po ashtu. Mendoj që i është prishur mjaftueshëm imazhi dhe reputacioni i Ministrisë nga vetë ministri që e drejton atë, pa cka se nuk mund ta akuzojmë atë personalisht por e bën të paragjykuar pozicionin e tij në atë ministri. Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve po ashtu, e cila përvec lyerjeve, fasadës së rrugëve, unë nuk shoh një investim serioz infrastrukturor.

Situata nuk lexohet optimiste as për opozitën...
Ka disa probleme brenda kampit opozitar. Së pari, ka kauza të cilat i merr nga grupe të caktuara sociale, i ngre në kauza të rëndësishme publike, dhe pastaj i lë rrugëve. Në debate, në komunikime publike ka njerëz ose shumë të konsumuar, ose që nuk thonë asgjë, të cilët janë aty më shumë për t’i marrë PD-së, sesa për t’i dhënë ndonjë gjë. Z. Basha është i dyzuar mes autoritetit të vijon të jetë prezent i z. Berisha, dhe tendencës për të krijuar profilin e tij, që më shumë duket një kopje e z. Berisha.

Si e shikoni situatën te LSI?
Duke qenë se ka ndërtuar një elektorat pragmatist, e shohim tani që ka rrjedhje elektorati, deputetësh, këshilltarësh. LSI është në krizë. Krizë identitare, krizë elektorale dhe krizë lidershipi..

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 14/07/2018 14:28

    Bushati i pari

    Përgjigju
  • Gafurri: 14/07/2018 13:06

    PARTIJA e ed Rames nuk eshte vertete parti socialiste ka vetem EMRIN Po ne te vertete eshte parti RADIKALE - KRIMINALE DHE ASNJEHERE PER POPULL MINISTRAT JANE TE GITHE KUKULLA DHE KONE QE LEFIN KUR KRYEMINISTRI PERGOJOHET NGA POPULLI

    Përgjigju
  • Highlanderi: 13/07/2018 16:53

    LSI eshte lesheqi... PD eshte pederasti.. e çte them une i ngrati... keshtu do sundoje i gjati...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)