POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Audiopërgjimi/ ‘Babalja’, Alizoti dhe gazetari Olldashi në Apel për rrëzimin e masave

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, shoku i tij Fredi Alizoti nga Fieri dhe gazetari Jetmir Olldashi i janë drejtuar gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar zëvendësimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” dhe “Detyrim paraqitje”. Kërkesa në sekretarinë e gjykatës së Apelit është rregjistruar në 3 dhjetor 2018, dhe gjyqtare është zgjedhur me anën e shortit elektronik Flutura Skënderi.

Pritet që në ditët në vijim kjo gjyqtare, të caktojë dhe datën për zhvillimin e seancës gjyqësore,ku do të vendosë nëse do pranojë ose jo kërkesën e prokurorisë apo avokatëve mbrojtës të tre personave të proçeduar penalisht.Sipas burimeve të prokurorisë ka pasur një organizim mes treshes Babale, Salianji dhe Jetmir Olldashi, për të krijuar një përgjim kundër Agron Xhafaj, dhe goditur politikisht ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe kjo është provuar nga një sërë veprimesh hetimore të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por ky hetim që ka zgjatur gati katër muaj, ka zbuluar dhe një të dhënë tjetër interesante, pasi ka provuar se deputeti i PD Salianji, ka telefonuar Jetmir Olldashin në orën 1:30 të natës, duke i kërkuar që të paraqitej në selinë e Partisë Demokartike, pasi e kërkonte Albert Veliu.

Olldashi ka shkuar në PD dhe pikërisht atë natë, rreth orës 03:00 e ka intervistuar Albert Veliun, intervistë që më pas është publikuar nga PD, në selinë e saj. Sipas prokurorisë, tre personat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe për më tepër kanë qënë në unisong në veprimet e tyre për të krijuar një material përgjimi dhe më pas për ta publikuar atë.

d.ba.
Komento