Akuzave të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për lidhjet e Lulzim Bashës me pronarin e kompanisë që do ndërtojë "Unazën e Madhe" (Lexo këtu), kryedemokrati iu është përgjigjur me fjalor banal nga foltorja e Kuvendit. Reagimi i ashpër i Bashës erdhi pasi Balla iu drejtua me fjalët se pronari i "Victoria Invest" është kumbari i tij dhe se vajza e kryedemokratit quhet pikërisht Victoria.
Sa i takon automjetit luksoz që siç pretendon Balla i përket firmës që po ndërton Unazën e Madhe dhe për këtë publikoi edhe disa dokumente (Lexo këtu), Basha u përgjigj se makina është marrë me leasing gjashtë vite më parë te një koncesionar i quajtur "Mektrin".
"Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve. Automjeti im prej 6 vjetësh është në leasing nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk ështe as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është e një durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me leasing, nga kompania "Mektrin" o mashtrues i çertifikuar", tha Basha i revoltuar.
Lajmi kryesor:
PS rrëzon nismën e opozitës, Berisha ultimatum me thirrje patriotike në Kuvend: Vetting në politikë ose rrëmbeni armët!
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.1%
-
Jo
17.6%
-
Nuk e di
58.3%
Vota total: 10359
Lajme të tjera
-
Dash Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës
1 Maj, 17:56
-
Nesër Kuvend/ Opozita interpelancë me dy ministra! Balla raporton për 'krimin', Manastirliu për rezultatet e PISA
1 Maj, 13:31
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Balla te ‘Siguria’: Akt burracak, hetimet po ecin mirë! Opozita: Policia ka dështuar, goditje ndaj drejtësisë
30 Prill, 13:18
-
Intervista/ Basha në Report Tv: Protesta para bashkisë po keqpërdoret për interesa personale! Vula e PD? Telenovelë e stisur! Nuk bashkëpunoj me Metën
30 Prill, 13:00
-
Basha mbetet kryetar i PD-së në regjistrin e partive! Gjykata e Tiranës s'pranon kërkesën e Bardhit për çrregjistrim
30 Prill, 12:12
-
U rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës, emri i një rruge në Tiranë merr emrin Remzi Hoxha
30 Prill, 09:11
-
'5 pyetjet'/ Tkurrja e opozitës, Teliti: Kemi organizuar edhe protesta madhështore! Analisti: Meta pritet të shkojë në SPAK, po i kërkon mëshirë Berishës
29 Prill, 20:54
-
Konventa e PL-së, Basha për Metën: Qeshëm me performancën e mjerueshme të tij
29 Prill, 17:11
-
Rama: Jemi në 'Champions League' e turizmit Mesdhetar! Në 2030 mund të arrijjmë 30 mln turistë! Thirrje të rinjve që punojnë jashtë: Pse rrini atje? Këtu do jenë pagat më të mira
29 Prill, 11:21
-
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
28 Prill, 19:00
-
Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…
28 Prill, 17:35
-
Mit’hat Havari: 1997 e organizoi dhe stimuloi Sali Berisha, s’kanë punë grekërit fare! Saliu si Enveri, donte pushtetin
28 Prill, 11:45