Dokumentet e nxjerrin zbuluar, Basha përdor 'Benzin' luksoz të kompanisë që po ndërton 'Unazën e Madhe'

Dokumentet e nxjerrin zbuluar, Basha përdor 'Benzin' luksoz të kompanisë që po ndërton 'Unazën e Madhe'

Automjeti me të cilin lëviz Lulzim Basha, i blerë nga 'Victoria Invest'

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit kryedemokratin Lulzim Basha se përdor një automjet luksoz që është blerë nga kompania “Victoria Invest” e cila po ndërton "Unazën e Madhe", në vitin 2010, dhe përpiqet të fshihet pas transferimit të pronësisë.

Duke iu referuar dokumenteve të cilat i publikoi Balla sot, që siç tha ai ia kanë dhënë banorët e "Astirit", tregojnë se Lulzim Basha përdor makinën “Mercedes-Benz” i zi me targë AA111EN, Modeli S350 me numër shasie WDD2211561A293860

Sipas këtyre dokumenteve, automjeti është blerë në Mynih më datë 21.06.2010 për 53 mijë e 697 euro nga Kompania “Victoria Invest”, ndërtuesja e lotit të tretë tek "Unaza e Madhe", pronari i së cilës është dhe kumbari i vajzës së Lulzim Bashës.

Dokumenti që vërteton se automjeti është blerë nga 'Victoria Invest' në Gjermani në vitin 2010

Leja e qarkullimit rrugor dhe karakteristikat e automjetit që përdor Lulzim Basha me tarë AA 111 EN

Kreu demokrat ka bërë sot disa deklarata të turbullta rreth kësaj çështje, duke folur për leasing nga një koncesionar privat, që nuk i ka të reflektuara në dosjen e pasurisë së tij (Lexo këtu). 

Mirëpo më herët, para se automjeti të merrej nga Basha, ka pasur targa EL 3870 C të cilat janë ndërruar më pas në AA 111 EN, për arsye dëmtimi siç thuhet në lejen e qarkullimit të lëshuar në vitin 2012, kohë kur "Benzi" është marrë nga Lulzim Basha. Targat EL janë ato identifikuese për qytetin e Elbasanit.

Në një tjetër dokument që e shihni më poshtë pasqyrohet një tjetër e dhënë që fakton se "Benzi" luksoz është përdorur deri në vitin 2011 nga "Victoria Invest" me pronar Fatmir Kuçin cili është pikërisht nga Elbasani. 

Dokumenti që vërteton se 'Benzi' me targa EL 3870 deri në vitin 2011 ka qenë e 'Victoria Invest' me pronar Fatmir Kuçin

Sipas ekstraktit të QKR-së, Fatmir Kuçi rezulton administrator i firmës "Victoria Invest" e cila merret me veprimtari prodhuese, ndërtim objektesh, eksport materialesh ndërtimi, prodhime asfalto-betoni, prodhime betoni etj, ndërsa ka fituar edhe tenderin e një pjese të rëndësishme të segmentit të Unazës së Madhe në zonën e "Astirit" në kryeqytet.  

Ekstrakti i QKR për 'Victoria Invest' ku Fatmir Kuçi rezulton administrator

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 22/12/2018 12:31

    Basha mund te shprehet si te doje ,fakt eshte makina e nje firme nuk mund jepet ne sherbim per politikaj,rezulton si shkelje e financave te shtetit.

    Përgjigju
  • Justice: 21/12/2018 21:00

    Po tahiri!

    Përgjigju
    • Optimus Prime: 22/12/2018 10:08

      Nuk mund ti përgjigjesh papastërtisë me pyetje o tunxh Tahiri duhet të japë llogari por sdo të thotë që Basha ka të drejtë ta bëjë

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren