U kapën me 30 kg heroinë në Bari, Report Tv zbulon emrat dhe foton e shqiptarit me të dashurën greke/ VD
Sekuestrohen 30 kg heroinë në Portin e Barit, ndërsa janë arrestuar një shqiptar 21 vjeç dhe një vajzë greke. Droga u gjet në tragetin e linjës nga Greqia në Bari brenda mjetit ku udhëtonin dy personat.
ITALI- Guardia di Finanza në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë së Doganave kanë arrestuar në Bari një shqiptar 21-vjeç dhe një vajzë greke 19-vjeçe, e dashura e tij, pasi në makinën e tyre u gjet dhe sekuestrua 30 kg heroinë. Report Tv siguron emrat dhe foton e shqiptarit me të dashurën që u arrestuan. Shqiptari është Skerdilajd Çobaj nga Fieri, ndërsa e dashura e tij greke është Kolovou Chrysanthi 19 vjeç. Ata kishin udhëtuar nga Greqia për në Bari me traget, ndërsa pas marrjes në pyetje për motivet e lëvizjes dhe përgjigjeve jo bindëse, autoritetet italiane kanë dyshuar duke filluar kontrollin me imtësi të makinës.
Mes disa gjërave që ishin në bagazhin e makinës ishte edhe një tavolinë portative. Kur e kanë ngritur, policët kanë ngritur dyshime pasi kishte një peshë të madhe dhe për këtë arsye vendosë ti kalojnë në skaner. Në pamje dallohet kur skaneri tregon se në brendësi të tavolinës portative kishte disa pako, të cilat rezultuan me heroinë. Droga 30 kg, e ndarë në 56 pako ishte fshehur brenda tavolinës portative prej druri në hapësirën e posaçme prej disa centimetrash të dërrasave në bagazhin e makinës tip ‘Renault Megane Coupe’.
Dy korrierët e rinj janë arrestuar dhe dërguar në qelitë e paraburgimit nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar nga policia, bashkë me mjetin e përdorur për transportin e paligjshëm. Pas arrestimit të tyre nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë së Doganave, vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e porositësve.
Skerdilajd Çobaj me të dashurën greke që u kapën me 30 kg heroinë në Bari
Heroina e sekuestruar ne portin e Barit e fshehur brënda në tavolinë
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1358
Lajme të tjera
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Bullgaria sekuestron heroinë me vlerë 8.5 milionë euro
20 Prill, 21:00
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online
20 Prill, 14:13
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
-
E rëndë në Itali, 58-vjeçari shqiptar humb jetën vendin e punës! Bie nga skela e ndërtimit
17 Prill, 10:03
-
Mbylli lokalin me kyç dhe tentoi të përdhunojë një vajzë, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Greqi
11 Prill, 09:30
-
'Paratë ose të solla shqiptarin', si i kërcënonte bosi britanik borxhlinjtë
10 Prill, 11:33
-
Kosovë/ Policia kap automjetin me 10 kilogramë heroinë në Merdarë, me vlerë 200 mijë euro
7 Prill, 17:57
-
Greqi, arrestohet shqiptari, akuzohet për 7 vjedhje banesash! Në kërkim bashkëpunëtori
1 Prill, 13:46
-
Itali/ Trafiku i drogës nga Shqipëria, policia kryen megaoperacion ndaj 11 personave
26 Mars, 22:58
-
Dënohet me burg 21-vjeçari shqiptar në Britani, u kap me drogë me vlerë 200 mijë £
16 Mars, 16:27