POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Bollino: Pas asaj që kanë bërë, janë ende të lirë të bëjnë moral

Lulzim Basha në studion e '5 pyetje nga Babaramo'

E turpshme të dëgjosh ofendimet dhe shpifjet që sonte Lulzim Basha i drejtoi Report TV (Lexo këtu). Dhe ishte i lirë t’i thonte pikërisht nga studio e Report TV, sepse ne keshtu e konceptojme lirine dhe demokracinë. Pa personalitet, sulmon mediat që nuk kontrollon duke imituar anën më të keqe të Berishës.

Basha kërcënoi edhe biznesmenët dhe bankat se kur do të kthehet në pushtet do të përdorë kapitalet e tyre për të shëndoshur buxhetin e Shtetit. Këtë radhë imitonte Enverin kur fliste për kulakët. 

Faji më i madh i qeverisë socialiste është se në 5 vite nuk ishte në gjendje të mblidhte prova për krimet e kryera në tetë vite kur Berisha e Basha vodhën vendin e vranë njerëz. Rezultati i kësaj indiference të gjatë është se asnjë fajtor nuk ka paguar ende, njerëzit harrojnë dhe sot këta individë, me të njëjtën arrogancë të djeshme, i lejojnë vetes të bëjnë edhe moral.

l.q.
Komento

Komente

  • Erik: 18/12/2018 13:40

    Po kush t'i denonte, gjysma e atyre qe jane shkarkuar nga vetingu? Apo ata te tjeret qe e kane kaluar me bodec? Reagim i sakte, populli aq ka ne dore per t'i denuar, nuk i voton ndaj dhe keta ndyresira s'bejne gje tjeter vec u nxijne jeten shqiptareve duke derdhur veç helm, s'mjafton ai helm qe u ka hedhur fati apo rrethanat.

    Përgjigju
  • Konjak: 18/12/2018 11:08

    Zoti Bollino,nese qeveria e sotme ,do te kishte fakte te pa kundershushme,per vjedhie e krime te llahtarshme-sipas atyre dhe tij-Berisha Basha e gjith kush i rrethon;do kishte kohe qe do ishin ber cop cop, neper burgje e zgafellat me te llahtarshme.Nuk eshte turp te thuash ate qe mendon.Eshte turp te mos e thuash ate qe mendon .Mos kujtoni se populli i ka harruar ,apo i harron ,te gjitha institucionet ,qe kan vjedhur e vjedhin ,pa u ndalur edhe sot.

    Përgjigju
    • Ervin: 18/12/2018 12:45

      Nuk është turp të thuash atë që mendon, por duhet të ishte turp të shpifje pa kurrfarë limiti...

  • eli: 18/12/2018 09:56

    Shume esakte Carlo.Por te vertetat e qeverisjes se poshter te ketyre fytyrave,nuk duhen thene vetem kur sulmoheni personalisht,por ne vijimesi.Le te thone cfare te duan.Le te te akuzojne qe sulmon opoziten dhe mbron qeverine.Nje gazetar i ndershem mbron vetem te verteten,pavaresisht se ne cilen ane qendron ajo.Ky eshte misioni fisnik i mediave te ndershme.E verteta!!

    Përgjigju
  • Mir: 18/12/2018 09:54

    Mire e ke kishin kohe. Kane folur tere kohen per vrasje e per vjedhjet e Bashes dhe skane nxjerr gje. Tani akuzat ndaj bashes jane shendruar ne propagande politike. Jo vetem nuk ishin ne gjendje po besoj nuk deshen te mblidhnin prova. Kujt ne PS i leverdis te fusi ne burg Bashen ? I leverdis me teper ti mbaj akuza si mjet politik dhe ti perdori sa here qe i duhet, dhe te vendosin lulet ne bulevard cdo 21 Janar.

    Përgjigju
    • Ardi: 18/12/2018 10:16

      Saktë.

  • E**A**: 18/12/2018 08:42

    Këtë ka bërë gjithë jetën si në pushtet dhe opozitë, kur i shkont uji në arën e vet kalonte në ekstazë, tani gënjeshtra dhe manipulime, me këmbët e veta hyri thellë e më thellë, tashmë ka ngecur keq në llucë, përpëlitet më kot sikur në llucë e kanë zhytur të tjerët. Turp.

    Përgjigju
  • Populli: 18/12/2018 07:31

    Shumë saktë Z. BOLLINO, por mos harro dhe dicka që këta suretër si PD dhe PS kanë bërë pakte me njëri tjetrin që cfar kanë grabitur nga gjaku i Shqipëtarve nuk kanë për ta treguar kurrën e kurrës. Respekte për ju dhe ReportTv.

    Përgjigju
    • Hinglateri: 18/12/2018 23:07

      Bajga mbetet bajge

  • Esatto: 18/12/2018 01:45

    Esatto!

    Përgjigju