“Çdo herë ndryshe sipas traditës” sjell Ballkanin te “Toptani” me tinguj dhe valle

“Çdo herë ndryshe sipas traditës” është eventi më i fundit që vjen në zemër të Tiranës, në Toptani, pasi në këtë qendër nuk ndalojnë asnjëherë aktivitetet. Valle e kërcime tradicionale të Ballkanit veshën qendrën me larminë e ngjyrave, tingujve dhe kulturës. “Balkanika Folk Festival”, në bashkëpunim me Toptani Shooping Center, sjellin për herë të parë historinë e Ballkanit bë vendin tonë, nëpërmjet këtij eventi kulturor.

Pas paradës në rrugët e kryeqytetit me kostume të vendeve nga vijnë, finalizimi ishte ky concert në Qendrën toptani, i cili u hap me vallen tradicionale të shtetit bullgar, e përfundoi me atë të Polonisë. Ndërkaq mes shteteve pjesëmarrëse performoi edhe vendi ynë e Kosova që u mirëpritën nga vizitorët e pranishëm, të cilët ishin vendosur në të gjitha katet e qendrës.

Përveç ofertave të shumta e çmimeve konkurruese në Toptani, e gjithë familja mund të shijojë këto aktivitete që gjallërojnë jetën kulturore të kryeqytetit. Megjithëse i gjithë Ballkani sapo performoi në skenën e Toptani duke surprizuar çdo herë edhe më shumë vizitorët, në s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim cila do të jetë surpriza e rradhës që do të shpaloset në zemër të Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm