Daily Mail publikon ultimatumin e Duçes për Mbretin Zog, ja të pathënat e historisë
Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar, të shtunën e 26 gushtit 1933, në faqen n°3, shkrimin e gazetarit të Daily Mail në Beograd, në lidhje me ultimatumin e Benito Musolinit (Duçes) drejtuar asokohe Mbretit Zog.
Shkrimi
Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar, të shtunën e 26 gushtit 1933, në faqen n°3, shkrimin e gazetarit të Daily Mail në Beograd, në lidhje me ultimatumin e Benito Musolinit (Duçes) drejtuar asokohe Mbretit Zog.
Çfarë përmbante më saktësisht ky ultimatum ?
Londër, 25 gusht. Nëpërmjet lidhjes telefonike. Matin.
Korrespondenti i Daily Mail në Beograd, të cilit i japim përgjegjësinë e plotë për informacionet në vijim, telegrafon se një lloj tensioni mbizotëron në qarqet politike të Shqipërisë, sepse mbreti Zog duket se ka refuzuar një propozim të Z. Musolini. Kjo kërkesë, që sipas disave është shprehur në formën e një ultimatumi të vërtetë, kërkonte marrjen e masave të mëposhtme në Tiranë :
1 – Zëvendësimin me zyrtarë me prejardhje ose kulturë italiane të të gjithë atyre që nuk janë;
2 – Shitjen e të gjitha veprave ushtarake shqiptare Ministrisë Italiane të Luftës;
3 – Zëvendësimin e shefit të policisë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët aktualisht janë nënshtetas britanikë, me oficerë italianë;
4 – Shfuqizimin e traktateve ekonomike, aktualisht në fuqi, të firmosura nga Shqipëria me fuqitë e huaja;
5 – Rihapjen e të gjitha shkollave katolike (fetare) të mbyllura kohët e fundit;
6 – Mësim të detyrueshëm në shkollë të gjuhës italiane;
7 – Zëvendësimin e liceut francez të Korçës me një institucion italian.
Mbreti Zog duket se ka refuzuar (sipas gazetarit të Daily Mail) pranimin e paragrafëve 1, 3, 5 dhe 7 të kësaj shkrese dhe gjendet përballë një dileme të vërtetë, mes një aneksimi të mundshëm të vendit të tij nëse nuk u bindet kërkesave të Romës, ose një revolucioni tek populli i tij, nëse ai dorëzohet ndaj Mussolinit. Duhet të theksohet se në kuadrin e Paktit të Tiranës qeveria italiane ka të drejtë të dërgojë trupa në Shqipëri nëse regjimi aktual është i kërcënuar./Darsiani
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1011
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
'Pasunija shtetnore e Sarandës, nga bodrumi i prishun buzë detit, kufizue me sinurin e Lykursit sipërfaqja prej 4082 dynym i nepet... ' Kur Mbreti Zog i dhuronte prona Kryqit të Kuq
8 Gusht 2024, 08:07
-
Pse Shqipëria ishte një plan “B” për hebrenjtë në vitet 30-të
2 Qershor 2024, 11:58
-
Videolajm/Rishfaqen neofashistët në Itali, nderojnë Musolinin
29 Prill 2024, 16:51
-
Hasan Bello: Lëvizja e Fierit 1935, si dështoi një kombinacion agjenturor për grusht shteti
3 Shtator 2023, 11:11
-
FOTOT/ Makina e fundit që përdori Mbretit Zog kthehet në Shqipëri
21 Gusht 2023, 16:04
-
“Kur Sigurimi i Shtetit, sipas orientimeve të oficerëve të KGB-së, i propozuan Hamit Matjanit, që të vazhdonte lojën me amerikanët, ai…”/ Historia e panjohur rebelit antikomunist
22 Korrik 2023, 08:10
-
Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog: Doli kundër Enver Hoxhës, Sigurimi i Shtetit, me dy vrasës me pagesë, qëlloi major Rauf Fratarin
4 Qershor 2023, 07:37
-
Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit: Princesha Ruhije, vdiq në spitalin francez në Kajro! Prezent ishin Mbreti Zog e Geraldina, në funeral morën pjesë 5 mijë vetë
24 Maj 2023, 07:52
-
Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit: Mbreti Zog, thirri si miq për darkë në shtëpinë e tij në Aleksandri, Mbretin Faruk, Mbretin Abdulla, Kryetarin e Syrisë
22 Maj 2023, 07:18
-
‘Vëllavrasja me Nacional-çlirimtaren dëmtoi Ballin Kombëtar’/Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
12 Maj 2023, 08:39
-
‘Gjatë bisedimeve, Jakomoni i parashtroi Mbretit, kërkesën e Musolinit që të pranoheshin tre divizione italiane në Shqipëri, por Zogu i tha…’/ Kujtimet e një koloneli
18 Prill 2023, 07:10