Dalin shifrat, ja sa presin shqiptarët në aeroporte, rekordin e mban Blue Panorama

Dalin shifrat, ja sa presin shqiptarët në aeroporte, rekordin e mban Blue Panorama

Foto ilustruese

Krahas biletave të shtrenjta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroporte. Pritjet në Rinas, ose në aeroporte të tjera të Europës me destinacion Shqipërinë kanë arritur rekord në pjesën e parë të vitit, duke kulmuar në korrik. Nuk kanë qenë të pakta as anulimet e fluturimeve, duke prishur planet e udhëtimeve apo pushimeve të dhjetëra pasagjerëve.

Autoriteti i Aviacioniit Civil bëri të ditur se, nga të dhënat zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017. Shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve, grevave apo kushteve të motit. Por edhe rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara. Në muajin Korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta më e gjata, dhe 20 minuta më e ulëta në ditë.

Nga të dhënat që Autoriteti ka, rezulton se kompania më problematike në këtë muaj është “Blue Panorama”, me itinerare qytete të ndryshme të Italisë. Kompania “Blue Panorama”, numëron 26 vonesa mbi 2 orë, duke prekur një numër të madh pasagjerësh. Iinteresit të vazhdueshëm të Autoritetit, kompania i është përgjigjur se ka probleme operacionale. Ndërsa vihet re një përmirësim i dukshëm i performancës nga disa kompani të tjera, që në muajt e mëparshëm kishin regjistruar probleme me vonesa apo anulime të fluturimit

Mund të ankoheni dhe të merrni kompensim

Si rrjedhojë e plotësimit të numrit të madh të formularëve nga pasagjerët është rritur numri i kompensimeve gjatë muajit korrik 2018, nga 140 që ishte në muajin e kaluar shifrat shkojnë në 160, duke u rritur me 20 pasagjerë që do të marrin rreth 250 euro kompensim për vonesat mbi 3 orë të kompanive ajrore.

Shifra pritet të rritet edhe më shumë në muajt në vijim, kjo e lidhur me numrin e madh të formularëve të ankimimit, që janë plotësuar nga qytetarët, për shkak të vonesave të shënuara në muajin korrik. Procedurat e kompensimit variojnë deri në 6 javë, dhe nëse kompania nuk i jep qytetarit përgjigjen e duhur. Atëherë çështja ndiqet nga ekspertët e AAC-së, me kërkesë të vetë pasagjerit.

Shtimi i turistëve të huaj rrit fluturimet me charter

Autoriteti ka dhënë informacion edhe për fluturimet me charter. Në Qershor të 2018 shifra shkon në 44.392 pasagjerë më shumë, krahasimisht me vitin 2017, ka pasur rritje nga viti 2016 në vitin 2017 duke  shënuar një rritje të fluksit. Sipas të dhënave në tabelën më poshtë vemë re se numri i pasagjerëve që fluturojnë me charter ka pësuar një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve.

Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 16.42% ndaj totalit, ndërkohë që në 2017 ka qënë 9.30% dhe në 2016, 9.28% dhe këtu nuk përfshihen muajt e pikut që janë Korriku dhe Gushti, ku pritet një rritje e konsiderueshme. Për sa i përket numrit të pasagjerëve të fluturimeve charter  për muajin Maj 2018 ka patur trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%, kjo si rredhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë. Artikullin e plotë e lexoni në Monitor.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 06/08/2018 15:04

    Vetem ne shqiperi per vonesa nuk merr kompesim ne BE merr kompesim sikur dhe 30 minuta vonese te niset avjoni se nuk kap tjetrin.

    Përgjigju
  • Toni: 06/08/2018 09:21

    Vec shqiptareve qe krruhen vete me kete kompani fantazme. Faj te madh kane dhe agjensite e udhetimeve qe prenotojne bileta me kete kompani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta