POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Debati në 'Repolitix'/ 'Vettingu në politikë', çfarë rrezikojnë Rama, Basha, Meta dhe Berisha (Pasuritë)

Propozimi i kryedemokratit Lulzim Basha për të bërë Vetting edhe në politikë ka qenë tema e debatit në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga, në Report Tv. Pasuritë dhe kontaktet me të inkrimuar parashikohet të jenë shtyllat e këtij ligji që tashmë ndodhet në Kuvend. Gazetari i "Shqiptarja.com", Adriatik Doçi, zbardhi skedën e pasurive të katër njerëzve që dominojnë prej 28 vitesh politikën shqiptare. Sipas tij, Edi Rama, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë asnjë biznes të deklaruar, por nga ana tjetër disponojnë pasuri të konsiderueshme.

Të ardhurat e tyre burojnë nga paga e të ushtruarit të funksioneve publike dhe angazhimi i fëmijëve si ndërmjetës ose sekserë për shitjen e pasurive të paluajtshme. Me përjashtim të Lulzim Bashës, i cili para se të hynte në politikë ka deklaruar pasuri të cilës nuk dihet origjina, Berisha, Rama dhe Meta kanë hyrë në politikë me pasuri modeste, si shumica e shqiptarëve. 

Nëse gjatë vitit 2016, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive konstatonte se vetëm 12 zyrtarë të lartë posedonin rreth 40 milionë euro pasuri të pajustifikuar, për vitin 2017, ILDKPKI ka konstatuar se funksionarët e lartë posedojnë 80 milionë euro pasuri të pajustifikuar me burime të ligjshme të ardhurash. Mbi 300 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë kallëzuar penalisht nga ILDKPKI në harkun kohor 2014-2018, për pastrim parash të pista, fshehje pasurie, deklarim të rremë, falsifikim dokumentesh etj. Të dënuar Mark Frroku me 7.5 vite burg nga shkalla e parë, ndërsa Gjykata e Apelit ia uli në 6 vite. Dënuar nga gjykata me gjobë gjyqtari i Elbasanit, Qani Hasa, për fshehje pasurie.

Adriatik Doçi, gazetar i Shqiptarja.com





Deputeti demokrat, Nard Ndoka, tha në emision se i është kërkuar që të takohet me një person të inkriminuar, por ai ka refuzuar. 

“Njëri më kërkoi pak kohë më parë të takohesha me një person, që unë e dija se ishte i inkriminuar. Dhe i thashë o zotëri të lutem me këto gjëra tani...”, u shpreh Nard Ndoka në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

Ora 22:31
Vettingu në politikë, Ndoka: Si refuzova takimin me të inkriminuarin

Deputeti Nard Ndoka, duke diskutuar për nismën më të re të Partisë Demokratike, “Vetting për politikanët” në studion e emisionit "Repolitix" në Report Tv, tregoi një ngjarje të pazakontë. 

Teksa në studio po diskutohej për fotografitë e politikanëve me persona të inkriminuar, Ndoka tha se diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe atij, por e ka refuzuar.

“Njëri më kërkoi pak kohë më parë të takohesha me një person, që unë e dija se ishte i inkriminuar. Dhe i thashë o zortëri të lutem me këto gjëra tani”, u shpreh Nard Ndoka në “Repolitix”. 

Fotografitë me të inkriminuar mund të jenë objekt i ligjit të Vettingut në politikë.

l.q./f.g.
Komento

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 07/09/2018 23:37

    MJER SHQIPRIA KUR BËN POLITIK DHE NARD NOKA VESH GJATI ME 8 VJEÇARE PA SHKOLL TË MESME E ME UNVERSITET MJER MJER SHQIPRIA MJER E MJER SHQIPTARËT ME NARD VESH GJATIN.

    Përgjigju