Debati për teatrin, Robert Ndrenika: Pse hesht Ilir Meta? Mesazh të fortë Ramës

Debati për teatrin, Robert Ndrenika: Pse hesht Ilir Meta? Mesazh të fortë Ramës

Aktorët kanë filluar sërish të protestojnë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të riu.
Artistët janë shprehur sërish kundër këtij vendimi ndërsa  aktori i madh Robert Ndrenika i ka këkuar kryeministrit Rama që t’i lerë të qetë. 
Robert Ndrenika kërkoi edhe reagimin e presidentit Ilir Meta në lidhje me këtë çështje.
Në fjalën e tij aktori Robert Ndrenika u shpreh: 
“Në këtë pikë duam edhe mendimin e presidentit të Republikës për këtë çështje.
Duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo?
PPP po të ketë dëshirë le të bëjë teatro private sa të dojë.
E kam parë këto ditë më vëmendje këtë sallë që është lyer, dhe këtë që nuk është lyer.
Kjo që nuk është vënë asnjë gozhdë, për këtë unë ju siguroj se kjo do të qëndrojë edhe 70 vite të tjera.
Unë them të presim edhe 2 vjet, se ne nuk e heqim dot.
Se ai (Rama) do PPP, se nuk ka nga vete. Të  presim dhe pastaj të vazhdojmë punën këtu.
Mbasi të PPP-jë ai, ne të mendojmë të bëjmë dhe të zgjedhim rrugën që duhet.
Të paktën të na lerë të qetë”


Aktorët sërish në protestë kundër prishjes së teatrit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë