Debati Tsipras-Mitsotakis: Shqipëria ta harrojë BE-në, nëse nuk respekton minoritetin grek

Debati Tsipras-Mitsotakis: Shqipëria ta harrojë BE-në, nëse nuk respekton minoritetin grek

Aleksis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis gjatë debatit në Kuvend

"Nëse Shqipëria nuk respekton me vepra, të drejtat e minoritetit kombëtar grek, mund të harrojë ambiciet e saj europiane". Ky ishte paralajmërimi i fundit i kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis. Në një debat parlamentar që i kushtohej miratimit të buxhetit të vitit 2019, kreu i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis, duke kritikuar politikën e qeverisë “Tsipras” i ka çuar përsëri një mesazh të rreptë Tiranës zyrtare dhe është duartrokitur pas kësaj nga i gjithë grupi i tij parlamentar.

“Nuk thatë gjë as për mikun tuaj Rama, e meqë nuk po thoni ju, do ta them unë dhe do të çoj prej këtu një mesazh të qartë në Tiranë. Nëse Shqipëria nuk respekton me vepra, të drejtat e minoritetit kombëtar grek, mund të harrojë ambiciet e saj europiane”, tha Kyriakos Mitsotakis, kreu i opozitës greke.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Tsipras e ka akuzuar udhëheqësin e opozitës për trimëri të shtirur dhe hipokrizi, duke iu kërkuar konservatorëve të mos bëjnë më kot superpatriotët, ndërsa ka theksuar qëndrimin zyrtar të qeverisë së tij në këtë temë.

“Në këtë çështje, Ministria e Jashtme ka bërë hapa edhe në nivel dypalësh, si dhe ka informuar BE-në. Me mesazh të qartë, nëse nuk ka respekt të minoritetit grek, kryesisht në çështjen e pronësisë, por edhe në atë të ligjit të ri për minoritetet, nuk do të ketë ecuri europiane të vendit fqinj”, tha Alexis Tsipras, kryeministër.

Sa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm, ai është votuar nga 154 prej 297 deputetëve të pranishëm, duke regjistruar një tjetër arritje të qeverisë “Tsipras”, sidomos para zgjedhjeve bashkiake dhe atyre për Parlamentin Europian në majin e vitit 2019, si dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që ende nuk dihet nëse do të bëhen në fillim të pranverës si flitet, apo në fillim të vjeshtës kur janë të planifikuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet e krimit makabër! Burri: S’e dija që ishte shtatzënë

Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet e krimit makabër! Burri: S’e dija që ishte shtatzënë