Debati Tsipras-Mitsotakis: Shqipëria ta harrojë BE-në, nëse nuk respekton minoritetin grek
Aleksis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis gjatë debatit në Kuvend
"Nëse Shqipëria nuk respekton me vepra, të drejtat e minoritetit kombëtar grek, mund të harrojë ambiciet e saj europiane". Ky ishte paralajmërimi i fundit i kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis. Në një debat parlamentar që i kushtohej miratimit të buxhetit të vitit 2019, kreu i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis, duke kritikuar politikën e qeverisë “Tsipras” i ka çuar përsëri një mesazh të rreptë Tiranës zyrtare dhe është duartrokitur pas kësaj nga i gjithë grupi i tij parlamentar.
“Nuk thatë gjë as për mikun tuaj Rama, e meqë nuk po thoni ju, do ta them unë dhe do të çoj prej këtu një mesazh të qartë në Tiranë. Nëse Shqipëria nuk respekton me vepra, të drejtat e minoritetit kombëtar grek, mund të harrojë ambiciet e saj europiane”, tha Kyriakos Mitsotakis, kreu i opozitës greke.
Në përgjigjen e tij, kryeministri Tsipras e ka akuzuar udhëheqësin e opozitës për trimëri të shtirur dhe hipokrizi, duke iu kërkuar konservatorëve të mos bëjnë më kot superpatriotët, ndërsa ka theksuar qëndrimin zyrtar të qeverisë së tij në këtë temë.
“Në këtë çështje, Ministria e Jashtme ka bërë hapa edhe në nivel dypalësh, si dhe ka informuar BE-në. Me mesazh të qartë, nëse nuk ka respekt të minoritetit grek, kryesisht në çështjen e pronësisë, por edhe në atë të ligjit të ri për minoritetet, nuk do të ketë ecuri europiane të vendit fqinj”, tha Alexis Tsipras, kryeministër.
Sa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm, ai është votuar nga 154 prej 297 deputetëve të pranishëm, duke regjistruar një tjetër arritje të qeverisë “Tsipras”, sidomos para zgjedhjeve bashkiake dhe atyre për Parlamentin Europian në majin e vitit 2019, si dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që ende nuk dihet nëse do të bëhen në fillim të pranverës si flitet, apo në fillim të vjeshtës kur janë të planifikuara.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1566
Lajme të tjera
-
Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)
26 Prill, 13:34
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet, Vangjel Tavo: Çështje që i takon Greqisë! Mitsotakis në vështirësi, do votat e ekstremistëve të djathtë
22 Prill, 12:15
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52