Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj për të vijuar më pas në disa shtete të ndryshme.

Aktualisht në Athinë, në takime me përfaqësues të strukturave të Partisë Socialsite atje ndodhet Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Bashkë me drejtues të tjerë socialistë, Klosi pati takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jetojnë atje.

“Në Athinë me Mirelën, Adrianin, Laertin dhe strukturat e Partisë Socialiste dega Greqi, një pjesë tepër e rëndësishme e familjes sonë politike, në kuadër të procesit të rienergjizimit që përfshin edhe strukturat tona në diasporë. PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo”, shkruan Klosi në Facebook.