POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dekonspirohet PD: Personat që kanë folur me Alizotin pjesë e grupit të Berishës, ja faktet dhe lidhjet me Sali Lushën (Dokumenti)

Lulzim Basha, kryetar i PD dhe Albert Veliu "Babalja"

Partia Demokratike është dukshëm në një situatë të vështirë, ku pas përgjimeve të prokurorisë rezulton që "Babalja" dhe Fred Alizoti kishin aktruar duke u hequr si vëllai i ministrit Xhafaj e në këmbim PD do e paguante me 200 mijë euro.

Pas dekonspirimit të këtij rasti skandaloz, PD ka nxjerrë një tjetër video të inçizuar në kafenenë e PD-së, për të dalë nga llumi ky ishin zhytur. Mirëpo, as kjo nuk bëri punë. Sonte, demokrati Ervin Salianji lexoi disa përgjime ku disa numra që mbaronin me 700 dhe 771, komunikonin me Alizotin dhe merrnin nëpër gojë deputetin socialist Taulant Balla.

Pas kësaj, Taulant Balla ka nxjerrë totalisht blof PD-në duke i rrëzuar edhe pretendimin e ri. Balla ka ndërhyrë në linjë telefonike në emisionin "Opinion", ku ka deklaruar se numrat që Bardhi citon që kanë folur me Alizotin janë të bandës së Berishës dhe janë saktësisht Sali Lusha dhe Avdyl Gjomakaj.

Me të kuqe emrat e personave që përmenden në përgjime, njihen ndryshe si grupi i Berishës

Po të kërkosh në google madje, gjeje edhe që Lusha dhe Gjomakaj ishin bashkëthemelues të partisë “mendimi i djathtë liberal”./TemA/

l.q.
Komento