Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë, ja sa kushton

Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë, ja sa kushton

Shtëpia që i përkiste Mbretit Leopold II të Belgjikës

Një vilë madhështore me 14 dhoma gjumi, që i përkiste Mbretit Leopold II të Belgjikës, ka dalë në shitje për shifrën e 410 milionë dollarëve.

Villa Les Cedres, në Saint-Jean-Cap-Ferrat (Francë), do të bëhet shtëpia më e shtrenjtë në botë nëse do të blihet me këtë çmim marramendës.

Fotot e mëposhtme tregojnë madhështinë e mansionit 187-vjeçar, që është ndërtuar për Mbretin e Belgjikës me paratë e taksës së tokës në Kongo.

Më pas, u ble nga familja Marnier-Lapostolle në vitin 1924, 15 vite pas vdekjes së Leopoldit.

Kohët e fundit ka qenë pronë e markës italiane Campari, që e nxori në shitje në tetor të vitit 2017.


Shtëpia që i përkiste Mbretit Leopold II të Belgjikës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz