TIRANE-Deputeti i PD, Myslim Murrizi përmes një postimi në Facebook denoncon se është arrestuar për korrupsion dhe gjobëvënie ndaj bizneseve kreu i PS në njësinë nr. 3 në kryeqytet, i cili është drejtues te Tatimet, por sipas tij policia e ka fshehur ngjarjen. Demokrati thotë se Artan Kroi, rezulton edhe i dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge në Greqi në vitin 2004 me emrin Marjels Kroj.

Kryetari i PS ne njesine nr 3 ne Tirane Artan Kroi, drejtues ne Drejtorine e Pergjithesheme te Tatimeve, mik i deputetes Klotilda Bushka eshte arrestuar per korrupsion dhe gjobvenie ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdher politik. Nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdheruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave.

Artan Kroi nuk duhet te ishte fare ne administrate,sepse ai rezulton i denuar me 7 vjet burg per trafik nderkombetare droge ne Greqi ne vitin 2004 me emrin Marjels Kroj. Duke nderruar emrin, banditi gjobevenes i Rilindjes është shmangur ligjit të dekriminalizimit. Fatmir Xhafaj e ka te kote sepse nuk e shpeton dot trafikantin e droges se PS ne Tatime. Artan Kroi duhet te denohet edhe per mosdeklarim dhe fallsifikim te formularit te dekriminalizimit.

Denoncimi i deputetit të Partisë Demokratike Myslim Murrizi