Deputeti socialist tregon historinë e lindjes së djalit: Dhashë dorëheqjen, më solli frymëzim

Deputeti socialist tregon historinë e lindjes së djalit: Dhashë dorëheqjen, më solli frymëzim

Deputeti socialist Pjerin Ndreu me djalin e tij, Kristin

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, në një postim të fundit në Facebook, ka ndarë me ndjekësit e tij të rrjeteve sociale, çaste me djalin e tij, Kristin. Në përshkrimin që shoqëron foton, socialisti tregon historinë e lindjes së të birit, me të cilin, siç thotë vetë ka ndarë më shumë kohë se më këdo. Ndreu thotë se Kristi ka lindur 1 muaj pasi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe ka qenë frymëzim në momentet e vështira për të dhe familjen e tij.

Me Kristin qe s’me ndahet...! Femijet duhen te gjithe njesoj ,por me Kristin kam kaluar me shume kohe. Kristi lindi nje muaj pasi dhash doreheqjen nga Policia e Shtetit. Ka qene kohe e veshtire per familjen tone. Nje zuzar minister, mendoi se gjeti personin per t’a bere kurban dhe per t’i dhene medalje vetes. Me frymezimin dhe gezimin qe me dha Kristi i porsalindur dhe ne bindjen time per pastertine e padiskutueshme, e kam thyer me sukses ç’do agresion te pashembullt qe ndermoren. Ne jemi krenar per njeri-tjetrin, familjen qe kemi dhe ate qe perfaqesojme ne kete shoqeri ! Ne sjemi me te miret, por me te mire se ne nuk ka..!

Pjerin Ndreu, deputet i PS-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë