DETAJE/ Kunati i Lul Kullës u vra në lokalin ku pinte çdo ditë kafe. Digjet makina e atentatit, 10 të shoqëruar

SHKODËR- Pak orë pas atentatit të tipit mafioz të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Guerrile të Shkodrës, Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë detaje të reja.

Fatbardh Lici, 53-vjeç ishte ulur edhe sot në të njëjtin lokal ku ulej çdo ditë për të pirë kafe. Autori me sa duket i dinte mirë lëvizjet e tij. Është afruar me një automjet tip “Benz” në lagje, ka zbritur prej saj dhe e ka qëlluar me disa plumba. Gazetari Ergys Kavaja referuar dëshmive në vendngjarje thotë se autori ishte i pamaskuar.

Ai ka vepruar me gjakftohtësi dhe është larguar sërish me automjetin tip "Benz" të cilin blutë e Shkodrës e gjetën në flakë pak minuta pas ngjarjes në zonën e Dobroçit. Report Tv mëson se ekspertët nuk e kanë përfunduar ende aktekspertimin e mjetit, tek i cili presin të gjejnë gjurmë gishtash apo armën e krimit.

Të njejtjat burime bëjnë me dije se deri me tani janë shoqëruar 10 persona, të pranishëm në vendin e ngjarjes. Bëhet me dije gjithashtu se policia e ka pak të vështirë identifikimin e autorit, pasi në rrugicën ku ndodhi krimi nuk ka pasur kamera sigurie.

Lokali ku u vra Fatbardh Lici

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Pas vrasjes në Shkodër, autorët djegin makinën, policia e gjen në flakë

Policia e Shkodrës nuk e ka përfunduar ende akt ekspertimin e mjetit që u gjet i djegur në dalje të Shkodrës në zonën e Dobroçit.
Korespondenti i Report Tv, Ergys Kavaja thotë se policia shpreson të gjejë gjurmë gishtash që do të çonin në identifikimin e autorit, por edhe armën me të cilën ai e ka kryer krimin.

 

Ora 11:05
Shkodër, ekzekutohet në kafe Fatbardh Liçi, kunati i Lul Kullës dhe vëllai i anëtarit të Këshillit Bashkiak
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Korçë , zbulohen 10 kg kanabis! 2 të arrestuar

    Korçë , zbulohen 10 kg kanabis! 2 të arrestuar