Dita ndërkombëtare e tokës, Sazan Guri: Mijëra ha tokë kanë rrëshqitur vitet e fundit

Një muaj pasi rrëshqitjet e dherave bënë të pabanuar zonën e Blinishtit, situate duket krejt e njëjtë. Por, sikurse theksoi edhe ambientalisti Sazan Guri, kjo zonë nuk është e vetmja që është bërë pre e erozionit, pasi vitet e fundit mijëra hektarë tokë kanë rrëshqitur në zona të ndryshme të vendit.

Dita ndërkombetare e Tokës e ka gjetur Shqipërinë në një situatë të vështirë, pasi erozioni ka marrë përmasa të frikshme.Mijera hektarë tokë kanë rrëshqitur gjatë viteve të fundit në zona të ndryshme të vendit e të tjera janë në rrezik. Alarmi për këtë situatë është dhënë nga ambjentalisti Sazan Guri, i cili ka kërkuar angazhimin e të gjithë insitucioneve dhe shoqërisë për mbrojtjen e tokës nga erozioni.

Këtë deklaratë ambjentalisti i njohur Sazan Guri, zgjodhi ta bënte nga Blinishti i Mirditës, zonë e cila është bërë e pabanueshme nga rreshqitjet e tokës që ndodhen 1 muaj më parë.


Sazan Guri flet për rrëshqitjen e dherave

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve