Dokumenti i SHIK '98: Trafiku i armëve përplasi Azem Hajdarin me Haklajt

Report Tv zbulon dokumentin sekret të SHISH të vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit. Në këtë raport theksohet se Vëllezërit Haklaj dhe Haxhiaj bënin trafik armësh me Kosovën, ofertë në të cilën ishin përfshirë edhe Azem Hajdari. 

SHISH thekson se arrestimi në rrugën e tretë të trafikut të Isamedin Haxhiajt dhe Halil Haklajt dhe një telefonatë e dyshimtë mes një prej trafikantëve me Azemin apo Shaban Meminë acaroi marrëdhëniet mes tyre. Në dokumentin sekret flitet edhe për vrasjet e bujshme në Tropojë të cilat nisin në fund të 1997, plas plagosjes së Azem Hajdarit nga ish-deputeti i PS, Gafurr Mazreku dhe incidenteve të mitingun e PD në Tropojë në fund të po të njëjtit vit. 

Në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, Izet Haxhia ka kërkuar të ballafaqohet me Sali Berishën, për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ka thënë përpara trupit gjykues se ka pasur një plan nga Berisha edhe për vrasjen e tij. Në këtë dokument, Izet Haxhia nuk përmendet në cilësinë e personit të dyshuar për vrasjen apo edhe bashkëpunëtor me Haklajt, ndërkohë që vëllai i tij,Ismet Haklaj, ka mbajtur detyrën e Shefit të Qarkullimit Rrugor në Tropojë, në periudhën kur u vra Azem Hajdari.

Raporti i SHISH për vrasjen e Azem Hajdarit:
 
Vrasësit Fatmir Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja
"Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetrit, dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muhamerr Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës", thuhet në raportin e SHISH. 

Origjina e konfliktit, mitingu i PD në Tropojë
Origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafurr Mazreku ndaj Azem Hajdarit në datën 18 shtator 1997. PD-ja pas kësaj ngjarje kërkoi të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i komisariatit të policisë në atë periudhë Fatmir Haklaj, nuk ju dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qenë oficer i Policisë Kufitre në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie. 

Kalvari i vrasjeve në Tropojë në 1998
Në datën 5 janar 1998 në Qafë-Luzhë, Tropojë, vritet shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklës, së bashku me kunatin e këtij të fundit të quajtur Kujtim Demiri. Kjo vrasje u dyshua se ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi, nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari. Me datën 6 janar 1998 në fshatin Cernicë të Tropojës, vriten Avdyl Matoshi, Gjin Kolçubaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari, i cili kish grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje, Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.  

Azem Hajdari doli nga selia e PD pas telenatës
Sipas informacioneve tona, ditën e ngjarjes, pra me 12 shkurt 1998, rreth orës 21:00, Azem Hajdari është ftuar me telefon për të biseduar rreth këtij problemi në vendin e kryerjes së krimit. Azemi ka dalë nga zyrat i shoqëruar prej dy badigardëve të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza. Vrasja e tij është bërë nga një "Benz" me targa të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish-presidenti Sali Berisha. Kjo makinë i është marrë Myftar Çulajt, pronar i një lokali tek "Menca e kinezëve", me emrin "Tarzani", nga grupi i mësipërm Myftarin, pas kryerjes së krimit e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës i kanë kërkuar që të shkojë në Tropojë për të marrë 30 milionë lekë.

Myftari i trembur, ka ikur në Itali bashkë me vëllain e tij. Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë, rreth orës 24:00, është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku dhe ka vdekur. Në xhep i është xhetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta, ish-shef i komisariatit Tropojë. Ky person dyshohet të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit. Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar për tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998. 

Vëllai i Izet Haxhisë
Momenti i vetëm kur emri i Izet Haxhisë përmendet në dokument është gjatë verifikimeve mëngjesin e ditës pas vrasjes nëse personat e dyshuar ndodheshin apo jo në Tropojë, mes tyre edhe Ismet Haxhia, vëllai i Izetit. "Në vendngjarje është ndodhur makina e Ismet Haxhisë - Shef i Qarkullimit Rrugor në Tropojë, vëllai i Izet Haxhisë. Kjo makinë është "Tipo" me targa "Policia 203". Ismet Haxhia kish ardhur në Tiranë 2-3 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë pra, katër ditë pas vrasjes. Ismet Haxhia ka vëlla edhe Isamedin Haxhiaj. 

Haklaj dhe Hajdari, trafik armësh në Kosovë
Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti i ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzier edhe Azem Hajdari e Ahmet Kraniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës. Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë arrestohet nga policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhiaj. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili sipas informacioneve tona ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memimë dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve.

Ky fakt është marrë vesh nga Halili e Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998 dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre. Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autori i vjedhjes së fundit të Bankës së Tropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milionë lekë, të cilat i mbajnë në shtëpi si dhe autorë të grabitjes së makinave të OSBEE-së, Kryqit të Kuq, me të cilat shëtisin lirisht në Tropojë. Theksojmë se, ky grup në vazhdimësi ka shfaqur dëshirën për të vrarë edhe ish-presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni.





(Raporti i SHISH për vrasjen e Azem Hajdarit)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liberal-Socialist: 12/07/2020 15:51

    Ja krimineli, vret pa frike e pa meshire shkaterron familje dhe ne fund e peson sic e meriton, vritet si pis.Hiqeni nga varrezat e deshmoreve dhe thurini lavde partizoneve dhe arben brocit te ndjere.

    Përgjigju
  • Tope: 05/07/2020 15:03

    Azem Hajdarin e hoqrn qafe per arsye trafiqesh, krimesh dhe hasmerir. JO PER ARSYE POLITIKE. Pra Azemi ishte nje kriminel ordiner, horr trafikant. KY NUK E MERITON VENDIN NE VARREZAT E DESHMOREVE. COJENI NE VARREZAT E FSHATIT TE TIN NEPER MALET E TROPOJES

    Përgjigju
  • Tiranasi: 08/06/2018 17:26

    Te hiqet kufoma e azemit nga vorezat e Deshmoreve te Atdheut Qenia e tij perdhos Partizanet Trima Shqipetare Qe Cliruan Shqiperine tone Faktet te pa degjuara per figuren e azem hajdarit Tregojne se sa te keqinj kane qene keta mostra te drejtuar udheheqjen Shqipetare Demokratike O Popull 50 vjet nga kriminelet komuniste drejtues dhe 28 vjet nga Kriminele Demokrat drejtues mut me komunistet dhe kak me demokrate dhe soj soj sorollopesh

    Përgjigju
  • Zenun Tyta: 08/06/2018 15:21

    Shikonk se çfar turpi është azem qelbësira mbahet në vorezat e dëshmorve turp turp i pa par me një pler si azemi.

    Përgjigju
  • altin tani: 08/06/2018 11:22

    ky esht heroi i kriminelve....mos e shani

    Përgjigju
  • MINUSHE: 08/06/2018 09:24

    Tamam per "hero te demokracise" :)

    Përgjigju
  • 007: 07/06/2018 15:42

    Azemi trafikant armesh karburanti dhe kafese.Bashkepunoi me Myftar Celen i vrare ne Tuz.Bashkepunoi me Kol Nosh Gjoken i vrare ne Han te Hotit.Azemi i vrare ne Tirane prane cerdhes se krimit PD.

    Përgjigju
    • Sinqeritet: 09/10/2018 16:54

      Kush nuk i njeh tani kriminelet qe flijuan demokratin e vertete Arben Broci.Poshte kusaret e pangopur tradhetare qe sakatuan e vrane kete popull te shumevuajtur.Votoni shqiptare!

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet e krimit makabër

Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja s’pranon të tregojë arsyet e krimit makabër