Doli nga Exchange me 10 mijë € në çantë, si u grabit kambisti në Vlorë, autorët të maskuar dhe me armë

Doli nga Exchange me 10 mijë € në çantë, si u grabit kambisti në Vlorë, autorët të maskuar dhe me armë

Exchange i grabitur në Vlorë

VLORE - Zbulohen detaje të reja, pas grabitjes së ndodhur të dielën në mbrëmje në Vlorë. Pronari i një subjekti këmbimi valutor u grabit sapo mbylli subjektin në lagjen "Çole" të qytetit të Vlorës. Konfirmohet se shuma e grabitur është 8 mijë euro dhe 4 mijë dollarë, shuma të cilat pronari Arsen Lilaj, i mbante në një çantë, në momentin që sapo mbylli subjektin.

Mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë kryer grabitjen. Një prej prej tyre i armatosur me një armë zjarri pistoletë. Pronari i subjektit të këmbimit valutor sapo kishte mbyllur dyqanin e tij, ndërsa po i drejtohej automjetit të parkuar shumë pranë zonës, kur të tre personat i janë afruar duke e goditur dhe kanosur me armën e zjarrit. Nën kërcënimin e armës, grabitësit kanë arritur t'i rrëmbejnë nga dora çantën, ndërsa më pas janë larguar duke përfituar edhe nga errësira në mbrëmje.

Për disa minuta, pavarësisht goditjes nga autorët, pronari është vënë në ndjekje të tyre, por në ndjekje ka qenë edhe policia pas ngjarjes, por pa arritur që t'i arrestojnë. Hetimet vijojnë për këtë ngjarje të rëndë. Në momentin e grabitjes Arsen Lilaj ka qenë i shoqëruar edhe nga djali i tij i mitur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/09/2018 14:21

    Sa të ketë akoma cash nëpër duar, krim do të ketë dhe bajgëri e gjallë! Cashi egziston ne vende të prapambetur. Vendet e zhvilluara po e zhdukin cashin perfundimisht, keshtu nuk ka më kriminalitet dhe bajgëri!

    Përgjigju
    • Fredi: 17/09/2018 22:40

      E sakte!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm