Dorëzohet Kim Jong-un, heq dorë nga testet e raketave bërthamore

Dorëzohet Kim Jong-un, heq dorë nga testet e raketave bërthamore

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka deklaruar se tashmë nuk ka më nevojë për kryerjen e testeve të reja bërthamore.

 “Që nga 21 prilli, Koreja e Veriut do të ndalojë testimet bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale”, tha Agjencia Qendrore e lajmeve koreano-veriore, siç citohet nga agjencia Yonhap e Koresë së Jugut.

Vendimi erdhi pas një takimi të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, që mban edhe pushtetin në këtë shtet.

Prej kohësh Koreja e veriut kryente teste nukleare, duke shqetësuar fqinjët koreano-jugorë dhe Japoninë, teksa Kim Jong-un ishte përfshirë edhe në retorika kërcënuese me presidentin amerikan, Donald Trump.

Tensionet janë ulur ndjeshëm kohët e fundit dhe palët po punojnë për të përcaktuar detajet e një takimi mes Trump dhe Kim Jong-un, që pritet të mbahet së shpejti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)